Shëndetësi
Ushqimet që duhet t’i shmangni, nëse vuani nga tensioni i lartë
Tensioni i lartë ose hipertensioni është një sëmundje tepër e rrezikshme, e cila mund të vërë jetën e njerëzve në rrezik të madh, ndaj sëmundjeve të zemrës. Konsiderohet se një numër i lartë njerëzish janë diagnostikuar nga kjo sëmundje, por shumë kanë hipertension dhe nuk janë në dijeni.
Për të pasur hipertensionin nën kontroll, duhet vetëm të jetoni një jetë të shëndetshme dhe bëni një dietë të mirë ushqimore, si dhe ushtrimet fizike.
Tensioni i lartë është i menaxhueshëm nëse ndiqet një dietë e caktuar dhe nëse mund të shmangni disa lloje ushqimesh, siç janë:
Fasulet e konservuara. Ushqimet e konservuara, në veçanti fasulet, kanë një numër të lartë natriumi sepse janë të përdorura për shkak të një afati më të gjatë të skadencës. Por përdorimi i fasuleve mund t’iu ndihmojë në qëndrueshmërinë e tensionit, gjithashtu. Por nëse do të përdorni fasule të konservuara më parë hiqni 41% të natriumit duke i kaluar në një kullesë si fillim.
Supa e gatshme. Do të shokoheni nëse zbuloni se sa shumë elemente kimike ka në supën e gatshme. Sepse ndihmojnë në mbajtjen e makaronave dhe perimeve të cilat janë të gatuara para shumë kohësh.
Produkte domatesh të gatuara (të konservuara). E keni vënë re ndryshimin midis domates të cilën e rrisni vetë dhe asaj që ju e blini në dyqan? Domatet të cilat rriten në sera në një sasi tepër të madhe janë zakonisht të ushqyera me pesticide për një kohëzgjatje më të madhe të produktit.
Mishi dhe nënproduktet e tij që vijnë të paketuara. Mish i paketuar, që përfshin “hot dogs”, proshutë dhe sallam, janë të lidhura me kimikate të cilat ndihmojnë për një kohëzgjatje më të madhe kohore, të produktit.
Ushqimet e ngrira. Jeni në dijeni se ushqimet e ngrira janë të gatuara një vit para se ju t’i konsumoni? Një sasi e madhe kripe është e përdorur që mishi të këtë të njëjtën shije si të ishte i sapobërë, në momentin që ju e konsumoni.
Ëmbëlsirat. Ju e dini tashmë që ëmbëlsirat janë thjesht sheqer dhe kalori boshe, por është vërtet e dëmshme për ata persona të cilat kanë dhëmbë të butë. (Top Channel)
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












