Lajme
Shkupi përfshihet në protesta, disa protestues të plagosur
Qytetarët shqiptarë kanë organizuar protestë në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës së Shkupit, e cila i dënoi me burgim të përjetshëm 6 shqiptarë. Protesta kaloi në dhunë
Dhjetëra protestues janë lënduar në përleshje me policinë e Maqedonisë gjatë një proteste që po vazhdon të mbahet në Shkup. Protesta e cila filloi e qetë para Gjykatës Themelore Shkupi 1, eskaloi në dhunë pasi protestuesit filluan të gjuajnë me gurë objektin e kësaj gjykate.
Qytetarët shqiptarë kanë organizuar protestë në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës së Shkupit cila të hënën i dënoi me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë nga ky shtet, nën dyshimin se janë pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtë në rajonin e Shkupit.
Sipas qytetarëve, por edhe palës mbrojtëse, rasti ndaj këtyre shqiptarëve ka qenë i montuar politikisht.
Siç raportojnë mediet lokale, protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve.
Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet ““Ne nuk jemi terroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska terroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.
Gjendja eskaloi në momentin ndërhyrjes së njësiteve speciale të policisë së Maqedonisë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës dhe topa uji dhe shokbomba.
Protestuesit kanë djegur disa kontejnerë, ndërsa përplasjet me policinë po zhvillohen në lagjen Bit Pazarit në Shkup.
Përndjekja e policia vazhdoi deri në hyrje të lagjeve Çairçanja dhe Serovë, gjithnjë nën zhurmën dhe tymin e shok-bombave, dhe ujit të autoboteve. Aktualisht policia ka bllokuar daljet nga Çairi dhe po tenton të neutralizojë protestuesit.
Nga Ministra e Punëve të Brendshme thonë se deri tani nuk kanë bilanc të saktë të të lënduarve dhe arrestuarve, ndërsa mediet nga vendi i ngjarjes thonë se disa janë të lënduar.
Ndryshe thirrja për protestën është shpërndarë në rrjetet sociale, ndërsa organizatorë të saj bëhet e ditur se janë aktivistë për të drejtat e njeriut me mbështetjen edhe të familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm.
Të hënën, Gjykata Themelore e Shkupi i dënoi me burgim të përjetshëm gjashtë shqiptarë të Maqedonisë nën akuzën për vrasje të pesëfishtë në periferi të Shkupit. Në këtë proces u dënuan Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviqi, Fejzi Aziri, Haki Haziri dhe Sami Luta.
Trupi gjykues mori vendim mbi bazën e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e cila rastin e kishte koduar “Monstra”. Në këtë rast gjashtë shqiptarët u ngarkuan për pjesëmarrje në vrasjen e katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari maqedonas, më 12 prill 2012 në liqenin artificial Smilkovc në periferi të Shkupit.
Dy nga të dënuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq janë në burg në Prishtinë, ku janë të dënuar për armë pa leje dhe se procedura për ekstradimin e tyre është në vijim e sipër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












