Integrimi
Do të lejohet dyshtetësia në Gjermani
Me 463 vota pro dhe 111 kundër, Bundestagu gjerman e ka miratuar reformën e së drejtës së nënshtetësisë në Gjermani
Fëmijët e personave me origjinë të huaj në Gjermani do ta kenë në të ardhmen më lehtë që të mbajnë pasaportën e vendit të prejardhjes së prindërve dhe të marrin edhe atë gjermane.
Por kritikët e këtij ligji thonë se rregullat duhej të parashikonin përfshirje edhe më të gjerë të më shumë kategorive aplikuesish.
Deri tani fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër me origjinë të huaj duhej vendosnin në moshën 18 – 23 vjeç për njërën nga nënshtetësitë: atë të vendit të origjinës së prindërve të tyre, apo nënshtetësinë gjermane.
Në të ardhmen ata do të kenë të drejtën që t’i mbajnë të dyja pasaportat, në qoftë se kanë jetuar në Gjermani të paktën tetë vjet, apo gjashtë vjet kanë shkuar në ndonjë shkollë gjermane.
Për të pasur të drejtën e dyshtetësisë mjafton edhe marrja e një diplome shkollore apo profesionale në Gjermani.
Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU) e ka veörësuar si një “hap të madh”, duke shtuar se partitë e koalicionit: Unioni CDU/CSU dhe SPD, kanë pasur qëndrime të ndryshme për një kohë të gjatë. “
Sic raporton DW, opozita ishte e mendimit se të gjithë fëmijët e lindur në Gjermani pa përjashtim duhet të kenë të drejtën e dyshtetësisë, pa ndonjë kusht të veçantë.
Autoritetet do të kontrollojnë edhe në të ardhmen nëse janë plotësuar kushtet për nënshtetësinë gjermane. Vetëm nëse nuk plotësohen kushtet, atëherë do të kërkohen dëshmi të tjera, siç janë diplomat apo çertifikatat shkollore.
Nga ky rregull pritet të përfitojnë kryesisht turqit në Gjermani, sepse shumë prej tyre deri më sot kanë dashur ta mbajnë edhe pasaportën e Turqisë.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme












