E-Diaspora
Me 14 gola, lojtarët e Bajernit më të frytshmit në Botëror
Më së shumti gola ka shënuar Thomas Müller, për Gjermaninë, gjithsej 4. Pas tij vijnë Shaqiri për Zvicrën dhe Robben për Holandën, të dy nga tre gola
Bajerni nuk është vetëm kampion aktual dhe bartës rekord i titujve të kampionit të bundesligës gjermane të futbollit si dhe i titujve evropianë. Klubi i madh gjerman është deri më tash edhe ekipi, lojtarët e të cilit kanë shënuar më së shumti gola në Botërorin 2014 të Brazilit. Këtë e ka aritur edhe pse në ndeshjet e deritashme nuk janë angazhuar golgeterët tipikë të skuadrës.
Plot 14 gola kanë shënuar futbollistët e kombëtareve të ndryshme por që luajnë për FC Bayern. Kështu, më së shumti gola ka shënuar Thomas Müller, për Gjermaninë, gjithsej 4. Pas tij vijnë Shaqiri për Zvicrën dhe Robben për Holandën, të dy nga tre gola. Me 2 gola të shënuar për Kroacinë, në vazhdim vjen Mandzukic. Ndërsa nga një gol e kanë shënuar gjatë Botërorit në Brazil deri më tash lojtarët e Bajernit si Mario Götze (për Gjermaninë) dhe Julian Green (për SHBA).
Në vendin e dytë sipas ekipeve vjen Barcelona me 10 gola dhe Manchester United me 8 gola të shënuar nga lojtarët e tyre për kombëtaret e ndryshme.
Nëse sukseset bazuar në golat e shënuar i shikojmë sipas ligave ku luajnë lojtarët përkatës, bundesliga dhe Premierliga angleze mbajnë vendin e parë me nga 31 gola. Pas tyre vjen Liga spanjolle me 23 gola.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












