Lajme
Nesër shkatërrohen 700 armë të vogla
Policia e Kosovës do t’i shkatërrojë mbi 700 copë të armëve të vogla dhe të lehta, që u janë konfiskuar në mënyrë të paligjshme qytetarëve të Kosovës
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve, nesër më 9 korrik, Policia e Kosovës do t’i shkatërrojë mbi 700 copë të armëve të vogla dhe të lehta, që u janë konfiskuar në mënyrë të paligjshme qytetarëve të Kosovës. Shkatërrimi i këtyre armeve do të bëhet nëpërmjet një ceremoni zyrtare.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Punëve të Brendshme, në këtë ceremoni do të marr pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, këshilltari i qeverisjes në UNDP, Richard Lundgren, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha.
Kjo ngjarje organizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP)/SEESAC.
Ndryshe lufta e fundit që u zhvillua në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, pas vetës ka lënë më shumë se 300 mijë armë në duar të qytetarëve. Këto armë, përkundër shumë apeleve, kurrë nuk iu dorëzuan autoriteteve të rendit.
UNDP disa herë bëri fushatë për mbledhjen e këtyre armëve, por më shumë i kushtoi fushata se sa armët që u dorëzuan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













