Lajme
Pas 70 ditësh, “Shtegtarët e lirë” hyjnë në Belgjikë
Njëri nga udhëtarët, Jahi Mustafa tha se “shtegtarët...” tashmë kanë kaluar kufirin e Belgjikës. Me 17 korrik do të jenë në Bruksel për të përcjellëkërkesën e 1.7 milionë kosovarëve për liberalizim të vizave
Katër burra nga Gjilani që vetën e kanë emëruar “Shtegtarët e lirë”, pas 70 ditësh rrugëtimi në këmbë, kanë arritur në shtetin e Belgjikës. Brenda një jave ata do të arrijnë në Bruksel, aty ku edhe e kanë destinaconin, për të kërkuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Njëri nga udhëtarët, Jahi Mustafa deklaroi për Albinfo.Ch se “Shtegtarët…” tashmë kanë kaluar kufirin e Belgjikës, kanë kaluar edhe qytetin Bullingen dhe tani qëndrojnë në Liege, duke iu afruar gjithnjë e më shumë Brukselit
“Me datë 17 Korrik do të jenë në Bruksel ora 14:15 para selisë të Bashkimit Evropian, për të përcjellë mesazhin e 1.7 milion kosovarëve për heqjen e vizave për Kosovën”, deklaroi Mustafa, sipas të cilit, kthimi për në Kosovë pritet të jetë me datë 18 Korrik.
Në rrugëtimin nga Gjilani, fillimisht kanë qenë pesë burra, por njëri prej tyre për shkaqe personale ishte kthyer në Podgoricë, ndërsa katër të tjetër: Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha, kanë vazhduar rrugëtimin drejt Brukselit. Ata nga Gjilani janë nisur më 30 prill.
“Jemi shumë mirë me shëndet dhe të fortë moralisht dhe fizikisht. Besojnë në realizimin e qëllimit të misionit tonë, për liberalizimin e vizave për kosovarët”, deklaroi Mustafa.
Mustafa i tha Albinfo.Ch, se ky rrugëtim i deritanishëm ka qenë tepër mbresëlënës, sidomos për mbështetjen që u kanë dhënë bashkatdhetarët gjatë rrugës, duke filluar nga Kroacia, pastaj Sllovenia, Austria e Gjermania. Sidomos në këtë dy shtet e fundit, mërgimtarët, siç tha ai, iu kanë siguruar edhe konak.
“Rruga jonë ishte së bashku me gjithë popullin shqiptar kudo që janë dhe ata, pa kursyer aspak dhe asgjë, kontribuuan në këtë mision për Kosovën”, tha Mustafa, i cili i falënderoi edhe diplomatët kosovarë të cilët u kanë dalë në mbështetje gjatë kalimit nëpër këtë shtete.
Ndryshe, “Shtegtarët e lirë” janë nisur nga Gjilani me 30 prill. Këta djem që kanë ecur këmbë mbi 2500 kilometra, ndërsa janë bërë shqiptarët e parë që kanë ecur nga Kosova në Belgjikë. Ideja e këtyre djemve ka qenë që t’i bëjnë 5 milionë hapa për 1 hap.
Në ditën e parë që ishin nisur, në Graçanicë “shtegtarët…” janë sulmuar nga një grup ekstremistësh serbë, por më pas, deri në Belgjikë, siç ka thënë Jahi Mustafa, gjithçka ka qenë në rregul
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












