Kuriozitete
Pushohet nga puna për shkak të një tatuazhi
Mbishkrimin “Mein Kampf”, titulli i “Biblës ideologjike naziste” të Adolf Hitlerit e kishte bërë tatuazh në krahun e tij dhe për këtë arsye kompania “Flixbus” e shkarkoi menjëherë nga puna.
Kjo është ajo që ka ndodhur me një shofer autobusi të linjës nga Franca Jugore në Italinë Veriore me mbishkrimin nazist.
“Si një kompani shumëkombëshe me një ekip shumëkombësh dhe me shoferë dhe udhëtarët nga vende të ndryshme me prejardhje të ndryshme kulturore, ‘Flixbus’ dënon të gjitha llojet e diskriminimit’’, sipas deklaratës së kompanisë që informoi mbi shkarkimin e shoferit, transmeton ATSH.
“Flixbus’ është sinonim i tolerancës dhe i shanseve të barabarta. Shoferët tanë të kompanisë sonë luajnë një rol kyç në këtë dhe për këtë arsye shoferi u shkarkua’’, përfundon deklarata, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss













