Shëndetësi
Mos hyni në ujë në këto raste
Po atëherë, kur është koha më e mirë për t'u hedhur në ujë pas ushqimit, pa u rrezikuar
Është makthi i shumë prindërve, megjithatë ky fenomen nuk prek vetëm fëmijët. Është folur shumë për faktin që pas ngrënies, nuk duhet hyrë menjëherë në ujë.
Por sa duhet pritur saktësisht? Kjo është një prej dilemave të mëdha të verës.
Ndonëse problemet nuk janë dhe aq të shpeshta, çdo vit, thonë autoritetet italiane, raportohen incidente vdekjeprurëse, të cilat janë pasojë e një bllokimi të aparatit tretës që ka bërë viktima edhe mes notarëve ekspertë.
Bllokimi dixhestiv ndodh në rastin e një uljeje të befasishme të temperaturës së trupit, (siç është rasti i hedhjes në pishinë apo det), e cila bën që të spostohet një sasi e madhe gjaku nga qendra e organizmit drejt periferisë për të riekuilibruar temperaturën e brendshme.
Gjatë tretjes ndërkohë, pjesa dërrmuese e volumit të gjakut rrjedh drejt organeve të brendshme për të lehtësuar këtë proces dhe oksigjenimin e tyre dhe spostimi i menjëhershëm i gjakut mund të bllokojë tretjen, transmeton ATSH.
Kur kjo është intensive, mund të shkaktojë gjendje të fikti e më tej, në raste ekstreme dhe mbytjen, përcjell albinfo.ch.
Po atëherë, kur është koha më e mirë për t’u hedhur në ujë pas ushqimit pa u rrezikuar?
Përgjigjja varet nga personi, por mbi të gjitha nga vakti i konsumuar. Në rastet kur ai është i bollshëm dhe me ushqime që treten me vështirësi, këshillohet të kalojnë dy apo tri orë përpara zhytjes. Ndërsa nëse konsumohet ndonjë frut, mund të pritet fare pak përpara hedhjes në ujë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













