Lajme
Vazhdon vala e shtrenjtimeve
Produktet bazë në Maqedoni kanë vazhduar të rriten në mënyrë permanente, ndërsa pagat duke u zvogëlohen. Sipas ekonomistëve, në Maqedoni mund të ketë protesta sociale
Çmimet e konsumit të përditshëm vazhdojnë të rriten për çdo dit në Maqedoni, ndërsa pagat në anën tjetër ka tenca që të ulen. Ky është një diasparitet që po vazhdon ta përcjell përditë ekonominë maqedonase, konsiderojnë ekspertët e ekonomisë, Visar Ademi dhe Abdulmenaf Bexheti.
Fajin për këtë gjendje ekonomistët e shohin tek pushteti i cili ka keqpërdorur paratë e popullit dhe ka hyrë në borxhe të shumta.
Akademiku Bexheti thotë se trazirat e fundit janë vetëm shpërqendrim i vëmendjes së opinionit nga problemet reale.
“De fakto, do të godet tanimë jo vetëm shtresat bazike të popullsisë por do të godisë edhe shtresat e mesme dhe atë më të larta… Standardi rënës është permanent. Në një kohë kur shtrenjtimet janë në mënyrë zinxhirore dhe vlera reale e shtrejtimeve është shumë më e lartë se sa vetëm vlera nominale e rritjes së pagave”, tha Bexheti.
Ndërsa pagat reale, sipas tij, kanë një rënie për 3 mujorin e parë të këtij viti.
“Me gjasë ky shtrenjtim do t’i godet edhe në tremujorin e dytë dhe do të bie edhe më tepër paga reale e të punësuarve në Maqedoni… Prandaj edhe ndoshta ndodhin trazira tjera të natyrës politike për ta defokusuar atë që është më e rëndësishme, standardi jetësor”, tha Abdulmenaf Bexheti, profesor universitar.
Shtrenjtime në produktet bazë, siç tha në anën tjetër, ekonomisti Visar Ademi, më tepër e tangon qytetarin e Republikës së Maqedonisë.
“Për një kohë që s’do të ketë edhe rritje të pagave, jeta e qytetarit do të jetë akoma në rënie. Maqedonia nuk do të jetë më e Shkupit 2014, por do të jetë Maqedonia e çështjeve sociale 2014-2018. Unë parashikoj se do të ketë shumë protesta sociale të tipit që personat nuk do të mund ti shlyejnë borxhet ditore. Kjo do ta agravojë edhe më tepër situatën e tyre”, deklaroi ai.
Sipas Ademit, Maqedonia do të jetë një shtet ku ikin të rinjtë, për të kërkuar mundësi dhe tregje të punës të Evropës Perëndimore. “Fatkeqësisht do ta humbim atë që ishte avantazhi jonë, i shtetit”, deklaroi Ademi citon “alsat-m”.
Analistët ekonomik thonë se Maqedonia nuk ka dalë nga kriza ekonomike ashtu siç pretendon qeveria por, gjendja do të rëndohet edhe më shumë. Ditë më parë në Maqedoni u shtrenjtuan burimet energjetike, buka, dhe shumë produkte të tjera ushqimore, cigaret, pikat pagesore dhe regjistrimet e automjeteve.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”















