Maqedonia
Për herë të parë një shqiptar, komandant brigade në Maqedoni
Presidenti Stevo Pendarovski ka shkarkuar nga pozitat gjashtë pjestarë të ARM-së të cilët në muajin shkurt ishin ngritur në detyrë nga paraardhësi i tij Gjorge Ivanov.
Vendimi i Pendarovskit ka ardhur pas konstatimit të Komisionit kundër korrupsionit se vendimet janë joligjore.
Sipas antikorrupsionit, vendimet që janë marrë në 25 shkurt, pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Nga gjashtë emrat e shkarkuar, dy janë vendosur në po të njëjtat pozita në të cilat i kishte emëruar Ivanov, për dy të tjerë do të vendosë Ministria e Mbrojtjes, për njërin vendos Armata kurse personi i gjashtë, gjenerali Vasko Gjurçinovski mbetet kolonel i përgjithshëm, duke qenë se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën mund të hiqet grada e tij.
Në mesin e këtyre gjashtë personave është Besnik Emini, i emëruar si komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Armatës. Emini është shqiptari i parë që mban gradë të këtillë në armatën e vendit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












