Lajme
Azilkërkuesit e çojnë ministrin gjerman në Shqipëri e Serbi
Ministri i brendshëm gjerman, De Maiziere do të kërkoj nga autoritetet e Shqipërisë dhe të Serbisë që të jenë më të kujdesshëm me azilkërkuesit dhe minoritetet
Numri i madh i azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Serbia në Gjermani, e ka shtyrë ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere të udhëtoj për një vizitë dyditore në Tiranë e Beograd. Ministri Maiziere do të kërkoj nga autoritetet e këtyre dy vendeve që të jenë më të kujdesshëm me refugjatët dhe minoritetet.
Bundestagu së fundi miratoi një ligj, që parashikon kufizimin e fluksit të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit.
Numri i azilkërkuesve nga njerëzit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Kërkesat për azil të këtij grupi njerëzish nuk kanë sukses, sepse sipas vlerësimit të autoriteteve gjermane në këto vende nuk ka persekutim politik, raporton DW.
Argumenti i persekutimit politik, siç thuhet në artikull, merret parasysh në kërkesat për azil, por nuk pranohet si argument varfëria ekonomike. Organizatat e të drejtave të njeriut dhe ato për refugjatët në të kundërt argumentojnë, se veçanërisht romët në këto vende përballen me diskriminim dhe përndjekjen.
De Maiziere gjatë vizitës së tij do të bisedojë me politikanët përgjegjës në Serbi dhe në Shqipëri edhe për mbrojtjen e pakicave.
Tema të tjera të vizitës janë edhe procesi i anëtarësimit në BE si dhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.
Me ligjin e miratuar nga Bundestag-u vendet si Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia klasifikohen si vende të sigurta origjine. Kërkesat për azil nga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve përpunohen shumë shpejt dhe refuzohen, thuhet më tej në raport.
Fillimisht ministri de Maiziere donte të përfshinte në këtë listë edhe Shqipërinë e Malin e Zi, por me këtë ai hasi në rezistencën e Partisë Socialdemokrate në koalicionin qeverisës. Ky ligj duhet të miratohet tani edhe nga Bundesrati (Këshilli Federal)…
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër










