Lajme
Pas 81 ditësh, “Shtegtarët e lirë” u kthyen në Gjilan
Në vendin ku ishin nisur me 30 prill, “Shtegtarët e lirë” u kthyen në Gjilan dhe u pritën nga një numër i madh i qytetarëve. Ata nga BE sollën mesazhin kundër migrimit ilegal
Katër burra nga Gjilani që njihen si “Shtegtarët e Lirë” të cilit ishin nisur më 30 prill për në Bruksel, janë kthyer sot në vendin e nisjes, pas 81 ditë rrugëtimi. Ata janë pritur para Tetarit të Gjilanit nga kryetari Lutfi Haziri dhe familjarët e tyre, ndërsa u shprehen optimist se mesazhi për liberalizim të vizave ka qëlluar “tragetin”.
Shtegtarët, Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha ishin nisur në këmbë drejt Brukselit, me simbolikën për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pikërisht në vendin ku ishin nisur, ata u pritën nga një numër i madh i qytetarëve, ndërsa sollën edhe mesazhin e BE-së kundër migrimit ilegal.
Me këtë rast, kryetari Haziri ecjen prej 5 milionë hapash Gjilan-Bruksel të “Shtegtarëve të lirë” e ka quajtur ecje epike, duke vlerësuar këtë si hap të madh drejt liberalizimit të vizave.
“Kjo ecje epike që e kanë quajtur mediat kosovare dhe ato ndërkombëtare, është e pashembullt sepse kjo ecje bëhet për një liri, një të drejtë dhe një barazi që qytetarët e Kosovës sot nuk e kanë”, tha Haziri, citon TG. Sipas tij, shtegtarët e lirës së bashku me Xherdan Shaqirin kanë qenë emblemë e Gjilanit për këta muaj.
Haziri ka thënë se migrimi ilegal është armiku kryesor i Kosovës dhe se me këtë shtegtarët treguan se nuk e shohin Evropën vetëm si punëtori por e shohin si mundësi dhe si barazi për të gjithë.
Në emër të grupit “Shtegtarët e lirë” foli Jahi Mustafa, i cili tha se kanë marrë mbështetje nga Brukseli që shumë shpejt do të bëhet liberalizimi i vizave për kosovarët.
“Pikërisht nga këtu morëm mesazhin tuaj për ta dërguar në selinë e Bashkimit Evropian që të kërkojmë lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Ne morëm mbështetje të fortë nga Brukseli që liberalizimi do të ndodhë shumë shpejt. Pikërisht nga atje iu kemi sjellë një mesazh që t’i themi ‘Jo’ migrimit ilegal, por ta presim liberalizimin e vizave dhe të udhëtojmë lirshëm si të gjithë qytetarët e Evropës”, tha Jahi Mustafa.
Shtegtarët janë pritur edhe në selinë e NATO-s në Bruksel nga ish zëdhënësi i vitit 1999, Jamie Shea. Mustafa tha se nga ky i fundit kanë marrë mesazhe premtuese për integrimin e Kosovës, ndërsa nga ai kanë kërkuar “që edhe Kosova ta kenë ushtrinë e saj të mirëfilltë dhe të integruar në NATO”.
Ndryshe, “Shtegtarët e lirë” janë nisur nga Gjilani me 30 prill. Këta djem që kanë ecur këmbë mbi 2500 kilometra, ndërsa janë bërë shqiptarët e parë që kanë ecur nga Kosova në Belgjikë. Ideja e këtyre djemve ka qenë që t’i bëjnë 5 milionë hapa për 1 hap.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror










