Lajme
Hetuesi i “organeve”, viziton Kosovën
Prokurori amerikan Williamson së shpejti do ta publikojë raportin e tij, lidhur me pohimet e senatorit Dick Marti.
Prokurori special i Task-Forcës së EULEX-it, Clint Williamson, i njohur si hetuesi i trafikimit të organeve, po qëndron sot në Kosovë, ndërsa pritet ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin. Willimason së shpejti do ta publikojë raportin e tij, lidhur me pohimet e senatorit Dick Marti.
Williamson në vitin 2011 ka nisur hetimin nëse ka pasur apo jo trafikim organesh gjatë luftës së fundit në Burrel të Shqipërisë nga ana e UÇK-së.
Siç kanë raportuar mediet në Prishtinë, Willimson nuk ka gjetur fakte nëse ka ekzistuar e ashtuquajtura Shtëpi e Verdh, por mund të ngritën aktakuza për vrasjen e civilëve pas luftë.
Prokurori amerikan Williamson, kishte vizituar Kosovën në mars të këtij viti, në kohën kur në Kosovë po diskutohej për formimin e një tribunali ndërkombëtar për Kosovën, i cili do të merrte përsipër hetimin e krimeve të luftës në periudhën 1998-1999, si dhe hetimin e krimeve të supozuara politike, kërcënimeve dhe vrasjeve të dëshmitarëve gjatë periudhës 2000-2001.
Siç ka raportuan para disa ditësh gazeta Tribuna, rreth 20 eprorë të UÇK-së mund të përballen me gjykatën speciale për krime lufte. Sipas këtij mediumi, disa ish-guerilë nga zona e Drenicës dhe Dukagjinit, që kanë operuar në Rahovec do të përballen prej janarit të vitit të ardhshëm me disa akuza që do të ngrihen nga Task Forca Speciale.
Megjithatë, dje mediet kanë cituar vetë Willamssonin të ketë thënë se ato që kanë dalë në media janë spekulim. Gjithçka do të dihet pas publikimit të raportit.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












