Gruaja
Shtëpitë e grave në Zvicër të stërmbushura dhe me financa të pakëta
Çdo e pesta grua në jetën e saj ka përjetuar dhunë në familje. Pasojat i bartë edhe shoqëria. Sipas një studimi të federatës bëhet fjalë për 164 milionë franga
Susan A. Peter drejtuese e Fondacionit Shtëpia e Grave në Zürich dhe anëtare e bordit të organizatës Ombrellë të shtëpive të grave në Zvicër deklaron se “ shtëpitë që strehojnë gratë janë të stërmbushura dhe pothuajse çdo e dyta grua e cila ka nevojë për ndihmë, refuzohet. Ndërsa në anën tjetër shpeshherë mbesin shtretërit të zbrazur si pasojë e intensitetit të punës sonë e cila është shumë e ndryshueshme. Këta shtretër i mbajmë të zbrazët për raste krize apo urgjence edhe pse kurrë nuk dihet saktë se kur do ndodhin krizat.
Nga një shumë fikse që paguan kantoni, shtëpia e grave financohet kryesisht në bazë të taksave ditore, apo me fjalë të tjera paguhet në bazë të shtretërve të shfrytëzuar. “ Pra ne jemi të varur nga numri i grave të keqtrajtuara, gjë që është paradoksale dhe perverse” shton znj. Peter.
Në vazhdim ajo thotë se “Sipas ligjit për mbrojtje të viktimave, njëzet e një ditët e para paguhen nga kantoni dhe më pas komunat marrin përsipër pagesën. Mesatarisht secila grua strehohet njëzet e tetë ditë. Kjo për punëtorët e shtëpive të grave është një ngarkesë enorme sepse ata në vend se të angazhohen rreth personave që i strehojnë, duhet që të angazhohen shumë në mënyrë që t`i bindin komunat se duhet të paguajnë “
Këshilltarja nacionale Yvonne Feri është më se e bindur se Federata, kantonet dhe komunat duhet të përmirësojnë bashkëpunimin dhe urgjentisht duhet të zhvillohet një strategji e cila do të mundësonte që gjithandej në Zvicër të ketë mjaft vende strehimi për gratë, burrat si dhe fëmijët të cilët përjetojnë dhunë në familje. Jo secili kanton ka nevojë për një shtëpi të grave por bashkëpunimi në mes tyre duhet patjetër të funksionojë. Sipas saj, Federata në këtë aspekt duhet ta ketë rolin koordinues. Aktualisht Federata ngre në një studim të saj edhe çështjen e një modeli të mundshëm financiar për shtëpitë e grave. Rezultatet e këtij studimi priten vitin e ardhshëm.
Zonja Feri thekson se Zvicra gjendet edhe nën presion të ndryshojë diç në këtë drejtim sepse në bazë të një raporti të Këshillit Evropian, Zvicrës i duhen edhe katërqind vende të reja për strehim. Federata vitin e kaluar ka nënshkruar konventën përkatëse “ Konventa e Stambollit” e cila duhet të ratifikohet kështu që federata është edhe e obliguar që të angazhohet më shumë në këtë drejtim. (VSH.)
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












