Kosova
Daçiq: Do të vazhdojmë të punojmë në tërheqjen e njohjeve të Kosovës
E ardhmja e dialogut është i pasigurt
E ardhmja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës është shumë e pasigurt, pasi nuk dihet se çfarë do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Kosovë, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai theksoi se kah fundi i gushtit priten ardhje të reja të zyrtarëve ndërkombëtarë në Serbi dhe nisma të reja dhe rishikim të situatës në Kosovë.
Daçiq tha për TV Pink se Franca dhe presidenti i saj, Emmanuel Macron, duan të përfshihen në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Daçiq ka thënë se mbi Serbinë po kryhet presion që të jetë konstruktive dhe të ndalojë së lobuari për tërheqjen e njohjeve dhe të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Përmbajtja nga ana jonë ka marrë fund, do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve”, tha Daçiq.
Ai tha se ende nuk e di nëse anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të jetë në rendin e ditës dhe shtoi se Serbia nuk kundërshton që Prishtina të marrë pjesë në nisma të ndryshme, por me status neutral dhe jo si një shtet.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












