Kosova
Pacolli: Nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë kosovari me fletarrestime të Serbisë
Pas lajmeve se Tomor Morina mund të ekstradohej në Serbi reagon Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se nuk do të lejojnë asnjë ekstradim të asnjë qytetari kosovar, të bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi.
Ky reagim erdhi pas lajmeve të cilat raportuan se Tomor Morina mund të ekstradohej në Serbi për shkak të arrestit të tij në Maqedoni pas një urdhërese të lëshuar nga ana e Serbisë.
“Përkundër faktit që ne kemi vazhduar angazhimin me autoritetet e Shkupit për të siguruar lirimin e Tomor Morinës, kjo ende nuk ka ndodhur. Më vjen keq që gjykata e Maqedonisë Veriore ka dhënë një urdhër për para-burgim për z. Morina bazuar në një urdhër arresti politik të lëshuar nga Serbia. Ne do të vazhdojmë të punojmë për lirimin e tij dhe t’i bëjmë thirrje Shkupit të veprojë si të gjitha vendet në Evropë që i kanë hedhur poshtë këto urdhra politik për arest të lëshuar nga Beogradi. Për një gjë jam i sigurt, që ne nuk do të lejojmë ekstradimin e asnjë qytetari tanë bazuar në fletarrestet e lëshuara nga Beogradi. Kjo është vijë e kuqe për Kosovën”, thuhet në reagimin e Pacollit.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia
















