Kosova
Për 1 vit, 999 divorce
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2018”
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2018 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 999 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2018, janë raportuar të shkurorëzuar 999 çifte-bashkëshorte, përcjell albinfo.ch.
“Prej tyre, meshkuj të përkatësisë Shqiptar ishin 96.0% , Serb 0.3%, Turk 0.2% , Boshnjak 1.1% , Rom, Ashkali dhe Egjiptian 0.5% dhe të tjerë me 1.9 %.
Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 81.4% , Serbe 0.5% , Turke 0.3% , Boshnjake 1.2% ,Rome , Ashkalike dhe Egjiptiane 0.4% dhe të tjerë me 16.2%. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.7%, viti i dytë me 11.1% dhe më pak se një vit 8.2 % e të shkurorëzuarve etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Sipas këtij njoftimi, shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 234 shkurorëzime apo 23.4 %, kurse edhe tek meshkujt dominonte mosha 25-29 vjeç me 218 apo 21.8%. “Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, numri i femrave të kësaj kategorie është 319 apo 31.9%, kurse e meshkujve 372 apo 37.2 %. Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.1%, pastaj vijnë me një fëmijë me 9.4 % dhe po ashtu me dy fëmijë me 9.4 % etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












