Lajme
Kosovë, bie toleranca fetare
Në raportin vjetor të Qeverisë amerikane thuhet se në Kosovë, politikanët dhe institucionet i respektojnë liritë fetare, por jo edhe klerikët, që po promovojnë anti-semitizëm
Në raportin vjetor të Qeverisë Amerikane lidhur me të drejtat dhe liritë fetare në botë gjatë vitit 2013, është vërejtur një ngritje e gjuhës së urrejtjes dhe antisemizmit nga ana e predikuesve fetarë.
Në raportin amerikan në segmentin për Kosovën, thuhet se Qeveria, Kushtetuta dhe politika përgjithësisht kanë respektuar liritë fetare, mirëpo kjo ka filluar të mos respektohet edhe nga klerikët fetarë, respektivisht nga imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama.
“Vëzhguesit kanë vënë re rritje dhe një retorikë të hapur anti-semite si dhe fraksione më të mëdha dhe publike brenda bashkësisë islame që promovojnë pikëpamje më pak tolerante dhe jo në harmoni me të kaluarën tolerante, historike dhe të moderuar të vendit”, citon RTK raportin amerikan.
Më pas në raport jepet një pasqyrë demografisë fetare në Kosovë për të theksuar megjithatë se “regjistruesit nganjëherë kanë shënuar islamin si fe për shumë njerëz pa i pyetur fare ata se cilës fe i takonin”.
Autoritetet kanë lejuar ndërtimin e xhamive në të gjithë vendin, numri i të cilave ishte rritur në 800, nga sa ishte 670 në vitin 1999.
Një kapitull në raport i kushtohet zgjedhjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës që thuhet se shkaktoi debate publike në lidhje me transparencën e organizatës.
“Më 21 gusht, anëtarët e asamblesë së BIK shkarkuan Xhabir Hamitin nga posti i tij si kryetar, pas së cilës organizata bëri ndryshime të brendshme që e lejuan myftiun Naim Tërnava për të kandiduar për një mandat të tretë i cili më parë nuk lejohej”, thuhet në raport, i cili gjithashtu i referohet medieve kosovare, se zgjedhja e Tërnavës nuk ishte fer.
Ndërsa raporti amerikan përmend dy imamët kontrovers, Shefqet Krasniqin, imamin e xhamisë së madhe i cili, siç thuhet në raport, akuzoi bashkësinë katolike për urrejtje kundër myslimanëve, dhe imamin nga Prizreni, Irfan Salihu i cili foli me gjuhë denigruese kundër grave që bëjnë marrëdhënie para martesës.
Po ashtu, siç raporton RTK nga Uashingtoni, është vënë re një rritje e përgjithshme në retorikën anti-semite, sidomos në internet. Në postimet në “Peace TV”, kryeredaktori Enis Rama ka bërë deklarata të shumta anti-semite, duke thënë edhe këtë se, “nuk ka asnjë qenie tjetër njerëzore, fis, klan, apo racë që është më shkatërruese se hebraikët”.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












