Lajme
Kosovë, për 6 muaj 61 të vdekur në komunikacion
Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani tha se nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti, 61 persona kanë humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni. Kjo shifër është në rritje
Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet nëpër rrugët e Kosovës, madje edhe duke shqiptuar mijëra gjoba në muaj, por përkundrazi aksidentet me fatalitete vazhdojnë të rriten. Sipas shifrave zyrtare të Policisë, brenda gjashtë muajve të fundit kanë humbur jetën 61 qytetarë.
Sipas këtyre statistikave, brenda secilit muaj 10 veta kanë vdekur nga komunikacioni, që është shifër në ngritje në krahasim me vitin e kaluar.
“Nga 1 janari deri më 30 qershor të këtij viti, 61 persona kanë humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni. Në vitin që shkoi në periudhën e njëjtë në aksidente kanë humbur jetën 56 persona”, thotë zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, raporton “Tribuna”.
Sipas Policisë aksidentet me lëndime janë në rënie por jo edhe numri i personave të lënduar. “Në vitin 2013 deri në qershor, ka pasur 2 mijë e 243 aksidente me lëndime, ndërsa këtë vit në periudhën gjashtë mujore janë 2 mijë e 209, apo 1.52 për qind më pak”, deklaroi Kelani.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka shtuar patrullimet nëpër komunikacion dhe vetëm brenda pesë muajve të fundit ka shqiptuar më shumë se 139 mijë tiketa, që krahasuar me vitin 2013, numri i tiketave është ngritur për 21 për qind. Sipas policisë, gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2013, janë shqiptuar 114 mijë tiketa..
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












