Lajme
Sërish kolona në vendkalimet kufitare
Te Dheu i Bardhë kolona në hyrje është rreth (1-1.5) kilometër me pritje prej (40 min-1orë ), ndërsa në dalje, prej rreth rreth (1) kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth (1-1.5 ) orë
Kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimet kufitae të Kosovës edhe në këtë fundjavë mbeten në „rend të ditës.“ Kjo, siç ekonfirmon policia e Kosovës, vlen veçanërisht për pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë
Departamenti i Policisë Kufitare edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, informon se përsëri sot në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, janë krijuar kolona me pritje të gjata si në hyrje po ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës që lidhet me Serbinë.
Informacionet e orës 14:00 tregojnë se në Merdare kolona në hyrje është e gjatë diku rreth (2 – 3) kilometër me pritje prej (3 – 4) orë, ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth (2) kilometra me pritje të cilat zgjasin për rreth (3 ) orë.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolona në hyrje është e gjatë diku rreth (1-1.5) kilometër me pritje prej (40 min-1orë ), ndërsa në dalje kolona është e gjatë prej rreth rreth (1) kilometër me pritje të cilat zgjasin rreth (1-1.5 ) orë.
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret, dhe njëherit apelon tek të gjithë ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata, duke përfshirë edhe pikë kalimin-kufitar Mutivodë në drejtim të fshatit Keqekoll ku nuk ka pritje fare, përveç kohëzgjatjes normale prej 10-15 minutave.
Nga ana e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve përkatës nga autoritetet serbe.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”











