Maqedonia
Aksidenti i rëndë: Humb jetën një person dhe lëndohen dhjetë të tjerë
Përplasja mes një furgoni dhe një autobusi në autostradën Veles – Shtip në hyrje të Novo Sellës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:20 në autostradën Veles – Shtip në hyrje të Novo Sellës, gjatë një përplasje të drejtpërdrejtë mes një furgoni dhe një autobusi.
Siç informon Veroljub Dodevski nga SPB-Veles, deri tani një person ka ndërruar jetë, ndërsa disa të lënduar janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles, transmeton Alsat.
Në vendngjarje është edhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po nxjerrin të lënduarit nga autobusi, ndërsa policia e Maqedonisë Veriore po kryen hetime në vendin e ngjarjes, përcjell albinfo.ch.
Jo zyrtarisht mësohet se autobusi ka qenë me targa të Kratovës ndërsa ka qenë duke dërguar pushues në Bullgari.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme Qeveria zvicerane u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin dhe të ndjekin rrugën... -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët













