Kosova
Hapet panairi artizanal në Malishevë
Panairi ka për qëllim promovimin e vlerave të traditës shqiptare, si në veshje ashtu edhe në gatime
Në kuadër të shënimit të ditëve të mërgatës dhe në prag të fillimit të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, që fillon sot, në Malishevë është hapur edhe panairi artizanal, ku po prezantohen veshjet dhe ushqimet tradicionale shqiptare nga të gjitha trevat.
Ky panair ashmë është tradicional në Malishevë dhe mbahet çdo vit më 1 dhe 2 gusht, përcjell albinfo.ch.
Panairi ka për qëllim promovimin e vlerave të traditës shqiptare, si në veshje ashtu edhe në gatime, apo ruajtjen e perimeve (turshi), mjaltë dhe të tjera, e po ashtu në këtë panair po prezantohet edhe vendet turistike të Malishevës, përmes fletushkave të përgatitura nga OJQ-të lokale.
“Në këtë panair, sidomos mërgimtarët dhe të rinjtë, kanë mundësi të njihen me traditat dhe trashëgiminë shqiptare, si në veshje, ashtu edhe në ushqime tradicionale shqiptare, në mënyrë që të kultivohet kultura jonë e lashtë shqiptare, me të cilën ne krenohemi”, tha Besa Kryeziu-Ramaj, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, me rastin e hapjes së panairit.
Panairi do të qëndrojë i hapur për dy ditë, aq sa edhe zgjatë festivali.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













