Kosova
Kosova shënon rritje të eksportit në gjashtëmujorin e parë
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti Kosova ka shënuar rritje të eksportit, në vlerë prej 9.2 për qind. Nga 150 milionë sa ishte vitin e kaluar, këtë vit, eksporti kosovar për gjashtë muaj ka arritur në 162 milionë.
Kështu tha , zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, sipas të cilit, eksporti në drejtim të Serbisë ka shënuar rënie për 16%.
Mbi tre miliardë euro ishte vlera e mallrave që Kosova importoi vitin e kaluar. Ndryshe nga importi i lartë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave “Made in Kosova” ishte vetëm 367.5 milionë euro, apo 2.8 për qind më pak sesa në vitin 2017.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, eksporti kosovar ka shënuar rritje, tha zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Eksporti kosovar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, ka shënuar një rritje në aspektin e vlerës prej 9.2 për qind. Nëse në vitin e kaluar kemi pasur rreth 150 milionë euro eksport, në gjashtëmujorin e parë, tani kemi 162 milionë euro eksporte, që nënkupton një rritje prej rreth 13 milionë”, tha ai.
Sipas Stavilecit, edhe këtë vit, produktet më të eksportuara janë riciklimet e produktet e ndryshme të gizës dhe çelikut, ndërkohë që ka rritje të eksporteve edhe në disa produkte.
“Indikatorë të mirë janë se kemi filluar të eksportojmë më shumë produkte të bulmetrave dhe mishit. Pastaj, ka rritje të eksporteve të zarzavateve dhe frutave”, pohoi Stavileci
Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Zvicra, Gjermania, Italia, India e Mali i Zi, janë vendet ku Kosova eksporton më së shumti, tha Stavileci, i cili tregoi edhe se ku ka rritje më të madhe të eksporteve këtë vit.
“Në Shqipëri nëse kemi pasur në vitin e kaluar rreth 28 milionë euro eksport, sivjet ka një rritje prej 10 për qind. Gjithashtu edhe në Maqedoni është shënuar rritje e eksporteve. Rritje ka edhe eksporti në drejtim të Gjermanisë, me rreth 26 për qind, ku sivjet kemi rreth 13 milionë euro eksport”, tha Stavileci për Radio Kosovën.
Bazuar në të dhënat e Doganës rritje të eksportit ka edhe me Malin e Zi, ku për gjashtë muaj janë eksportuar mallra në vlerë prej 10 milionë euro. Ky shtet është i vetmi ku Kosova më shumë eksporton se sa importon. Ndërkohë që, taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, duket se ka ndikuar negativisht në eksportin e mallrave kosovare. Eksporti në drejtim të shtetit fqinj, ka rënë për 16%, e krahasuar me vitin e kaluar, kur u eksportua mall në vlerë prej 15 milionë, këtë vit eksporti kosovar në Serbi është 13 milionë euro, shkruan Syrinet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











