Lajme
Bankat e Kosovës edhe me formatin IBAN
Kosovës i është njohur edhe kodi i veçant bankar i njohur i IBAN. Data efektive e formatit IBAN të llogarive bankare të Kosovës do të jetë 1 shkurt 2015
Pas pranimit në kodin e veçantë bankar SWIFT, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka pranuar njoftimin për regjistrimin e formatit IBAN të numrave të llogarive të mbajtura në bankat e Kosovës. Kjo konsiderohet e arriture madhe për bankat kosovare, të cilat kanë kod të veçantë bankar.
IBAN-i (International Bank Account Number) është një format i standardizuar
ndërkombëtarisht i numrit të llogarisë bankare, i cili është në përdorim nga shumë shtete, kryesisht në Evropë. Lindi si një iniciativë evropiane për integrim ekonomik në sferën e pagesave.
Qëllimi parësor i përdorimit të formatit IBAN, sipas zyrtarëve të BQK-së, është zvogëlimi i rrezikut të gabimeve në transkriptimin e numrave të llogarive bankare, duke i përkufizuar ata strukturorisht dhe aritmetikisht. Formati IBAN është i rregulluar me standardin ndërkombëtar ISO 13616.
“Që nga zyrtarizimi i kodeve SWIFT të bankave të Kosovës vitin e kaluar, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe bankat komerciale të vendit kanë qenë të angazhuara për zyrtarizimin edhe të formatit IBAN të numrave të llogarive bankare të Kosovës me qëllim të avancimit të mëtejmë të kryerjes së pagesave ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të BQK-së.
Fillimisht, formati IBAN, siç thuhet do të jetë në përdorim opsional në pagesat ndërkombëtare dhe nuk do të ketë reflektim në pagesat brenda vendit.
Data efektive e formatit IBAN të llogarive bankare të Kosovës do të jetë 1 shkurt 2015. Deri atëherë, sipas përfaqësuesve të BQK-së, do të kryhen të gjitha përgatitjet teknike dhe njoftimet e klientëve nga ana e institucioneve financiare të vendit.
Sipas BQK-së, Përdorimi i formatit IBAN për llogaritë e mbajtura në Kosovë do të komplementojë funksionalitetin e sistemit SWIFT lidhur me kryerjen e pagesave ndërkombëtare të qytetarëve dhe subjekteve të tjera të vendit tonë.
“Në radhë të parë, përdorimi i formatit IBAN të llogarive bankare do të lehtësojë pagesat ndërkombëtare hyrëse në Kosovë, duke i mundësuar bankës së jashtme identifikim më të qartë të llogarisë bankare të përfituesit në Kosovë dhe kontroll plotësues të saktësisë së kësaj llogarie”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Për më tepër, përdorimi i formatit IBAN, siç thuhet, do të forcojë afirmimin ndërkombëtar të institucioneve financiare të vendit.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”















