Kosova
Në Vushtrri përurohet “Parku Diaspora”
"Parku Diaspora" është financuar nga diaspora shqiptare që jeton në Suedi
Në një ceremoni të organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, në oborrin e shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” është përuruar “Parku Diaspora”, i cili është financuar me kontribute të diasporës shqiptare nga Kosova që jeton në Suedi.
Me rastin e përurimit të këtij parku, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, tha se ky investim në rregullimin e ambientit dhe infrastrukturës në hyrje të kësaj shkolle do të kujtohet gjithmonë që është bërë me investime të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Suedi.
Në këtë ceremoni ka folur edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shoqërohej nga kolegu i saj, Naser Rugova.
“Ne duhet të punojmë që jo vetëm ta shfrytëzojmë potencialin e diasporës, por edhe ne si shtet t’i shfrytëzojmë mekanizmat që duhet të krijohen, e që nuk i kemi tani, që diasporën tonë ta kemi sa më afër”, ka deklaruar ajo.
Ndërsa protagonistja e krejt këtij aktiviteti, Arta Krasniqi, tha se ndjehet mirë që kanë pas mundësi të japin kontribut në rregullimin e këtij parku për shkollën, derisa ka shpjeguar se shoqata e tyre ka dhënë kontribut edhe në shumë projekte të tjera gjithandej Kosovës, e sidomos në përkrahje të grave të prekura nga lufta.
Punimet për rregullimin e “Parkut Diaspora” janë financuar me kontributin e diasporës shqiptare, konkretisht përmes shoqatës Rrjeti i Grave Shqiptare, “Sveriges Albanska Brudar” në Suedi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










