Kosova
Detaje nga rasti në Prizren, çifti kishte ardhur nga Zvicra për pushime
61 vjeçari e kishte vra bashkëshorten e tij 100 metra larg shtëpisë
Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Prizrenit. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hysni Morina”, ku një 61- vjeçar vrau bashkëshorten e tij 100 metra larg shtëpisë, raportojnë mediat atje, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, kush ishin ky çift nga Prizreni. Mësohet se të njëjtit kishin ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se B.V. dyshohet se vrau gruan A.V. pas orës 23:00 në Prizren.
Fillimisht qendra e thirrjeve në Policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje. Pas intervenimit nga policia dhe Emergjenca e Prizrenit, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, është konstatuar për lëndimin e një viktime femër, për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit.
Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.
E-Diaspora
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër Në Lugano, Irma Kurti u emërua “Akademike Nderi” nga Universum Academy dhe fitoi çmimin e tretë... -
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër -
Bëhu pjesë e elitës akademike të inxhinierisë shqiptare në Zvicër, apliko tani!













