Shkurt.ch
Pulla postare me SMS
Klientët e Postës zvicerane dërgesat e tyre mund t’i dërgojnë vetëm me një sms, pa pasur nevojë për një pullë postare.
Pilotprojekti për një vit ishte treguar i suksesshëm, thuhet në një njoftim të Postës.
Posta zvicerane nga 1 shtatori do të startojë me pullat postare me sms. Mbi 100 dërgesa deri tani u dërguan me pulla postare me sms.
Nëse dëshironi të dërgoni një letër standard në një adresë zvicerane duhet të dërgoni fjalëkalimin “pullë” në numrin 414. Kodi që vjen me sms duhet shënuar lart në zarf.
Ky kod është i vlefshëm dhjetë ditë dhe mund të përdoret vetëm një herë. SMS postar kushton një frang, plus 20 cent për SMS.
Forumi i konsumatorëve kishte kritikuar çmimin e këtij shërbimi të ri postar. Sipas tyre, çmimi për dërgimin e një letre me “A-Post” nuk duhet të kalojë më shumë se një frang.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












