Uncategorized
OSBE gati të ndërmjetësojë krizën politike në Shqipëri
Zyra e OSBE-së në Vienë tha për RTV ORA se Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare Montella ka një plan për të vizituar kryeqytetin tonë, por formati i vizitës do të varet nga vullneti politik në Shqipëri.
Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha vijojnë të kenë qëndrime të kundërta për kushtet e tryezës së dialogut.
Lideri i opozitës pranon të ulet me Edi Ramën, vetëm kur ky i fundit të dorëhiqet nga posti i kryeministrit. Por deri tani kreu i qeverisë ka mohuar çdo mundësi për largimin e tij nga ekzekutivi. Prej 7 muajsh PD bashkë me aletaët ka braktisur parlamentin dhe pas votimeve të 30 qershorit ka humbur edhe drejtimin e bashkive të djathta, ndërsa nga ana tjetër PS ka zgjeruar pushtetin e saj me 61 bashki të fituara.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshjet politike duhet të zgjidhen nga politika e brendshme, por duke mos parë asnjë progres, mesa duket ata kanë nisur të shqetësohen për përshkallëzimin e situatës.
Përveçsse në kriza politike mund të ndikojë edhe në vendimin e shteteve të BE për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, kjo mund të ketë ndikim edhe në marrjen e drejtimit të OSBE-së në 2020./gazetaexpress
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










