Lajme
Kosova mposht Omanin 1:0, shkruan historinë
Golin për Kosovën e shënoi Imran Bunjaku nga pika e bardhë në minutën 84 të lojës. Kjo fitore rikthen shpresat pas dy humbjeve rresht
Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll e mposhti reprezentacionin e Omamit me rezultat 1:0 duke shënuar kështu fitoren e parë historike në lojërat miqësore. Ndeshja u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, në pranë të mijëra simpatizantëve, duke rikthyer kështu shpresat pas dy humbjeve rresht.
Golin në këtë ndeshje e shënoi Imran Bunjaku nga pika e bardh në minutën 84 të lojës. Bunjaku gjuajti zhagas, edhe pse portieri kundërshtar e kuptoi gjuajtjen e topit, por nuk arriti ta kapë, duke ia dhënë Kosovës fitoren e parë historike në ndeshjet e pranuara ndërkombëtarisht nga FIFA.
Ndeshja ishte e një niveli të kënaqshëm, ku gjatë dy pjesëve nuk munguan as seancat për dol, nga të dyja anët. Sidomos në pjesën e parë të dy skuadrat, edhe Kosova edhe Omani patën raste për shënim, por nuk i konkretizuan.
Pjesa e dytë, ndërkaq filloi me një ritëm të ngadalshëm ku të dyja palët analizonin njëra tjetrën dhe prisnin ndonjë gabim eventual.
Në minutën e 22-të, talenti i Manchester Cityt, Bersant Celina, tentoi ta mposhtë portierin kundërshtar me një goditje dinake nga 20 metra, mirëpo topi përfundoi mbi portë. Po ashtu në këtë pjesë u përshëndet një intervenim i portierit Ujkani, ndërsa nga ana e omanit një lojtar luajti me dorë, por nuk u vërejt nga arbitri.
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaku është shpreh të jetë i lumtur që futbollistët e tij e arritën fitoren shumë të dëshiruar nga tifozët, pasi e mposhtën Omanin me rezultat 1:0.
“Jam i kënaqur që tifozëve ua dhuruam fitoren e parë. Por, duhet pranuar se ende jemi larg formimit të një ekipi të fortë, siç e dëshirojmë të gjithë. Mirëpo, duhet kuptuar se jemi në një fazë delikate akoma”, tha Bunjaku, citojnë mediet në Prishtinë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes














