Kuriozitete
Sipas shkencës: Lidhja më e fortë ështës mes nënës e vajzës
Rezultatet e studimit shërbejnë për të kuptuar më mirë gjenetikën e kushteve të shëndetit mendor
Këngë, poezi e proverba popullore e përsërisin në shumë mënyra të ndryshme, por koncepti është përherë i njëjti; Nëna kupton edhe atë që fëmijët nuk thonë!
Tashmë konfirmohet edhe shkencërisht. Një artikull i publikuar në “Journal of Neuroscience” saktëson se pse lidhja më simbiotike (dyanshme) e të gjitha lidhjeve është pikërisht ajo mes nënës dhe vajzës.
Askush nuk e vë në dyshim që edhe marrëdhëniet mes nënës dhe djalit, babait dhe djalit ose babait e vajzës janë të ndërtuar mbi baza dashurie të konsoliduara.
Por nuk janë raporte empatike si ato mes nënës dhe vajzës; është një çështje e kimisë së trurit, transmeton Scan.
Një studim me 35 familje konfimon se një pjesë e trurit që rregullon emocionet është më e ngjashme mes nënave dhe vajzave kundrejt çdo kombinimi tjetër familjar, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se është më shumë e mundur që nëna të kuptojë menjëherë kur ka një problem, sepse arrin të vihet menjëherë në pozitat e vajzës.
Rezultatet e studimit shërbejnë për të kuptuar më mirë gjenetikën e kushteve të shëndetit mendor.
Autori kryesor i kërkimit Fumiko Hoeft, professor i Asociuar i Psikiatrisë në Universitetin e Kalifornias ka shpjeguar se sistemit kortik limbik është i lidhur fortësisht me depresionin.
Shëndeti mendor i nënave është i rëndësishëm për të parandaluar kushte të ngjashme me atë të vajzave. Dhe duke konsideruar se trajtimet për të parandaluar depresionin japin rezultate të mira, njohja e historisë familjare mund të jetë ekstremisht e dobishëm.
Edhe studime të tjera kanë eksploruar lidhjen e fortë mes nënave dhe vajzave.
Një kërkim i publikuar në “Journal of Consumer Psychology” për shembull ka dëshmuar se nënat favorizojnë lehtësisht më shumë vajzat (ndërsa baballarët favorizojnë djemtë) kur bëhet fjalë për t’u përkushtuar apo për t’u dhënë para fëmijëve(me shumë gjasa për shkak se e kanë kaluar më herët një gjë të tillë kur kanë qenë të vegjël dhe e kuptojnë më shumë).
Edhe kërkime të tjera të “Middle East Technical University” në Ankara kanë dëshmuar se nënat dhe vajzat influencohen në mënyrë të dyanshme.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss














