Kosova
Ja sa fitojnë bankat në Kosovë
Bankat fitojnë rreth 90 milionë euro
Industria bankare vlerësohet të jetë sektori më fitimprurës në Kosovë. Dhjetë bankat komerciale që operojnë në treg, tetë nga to me kapital të huaj dhe sipas ekspertëve për çështje financiare, kanë gjetur treg të përshtatshëm duke mbajtur nivel të lartë të fitimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vlera e fitimit të bankave për vitin 2018 ka arritur në 88 milionë euro. Të hyrat nga interesi për kredi kanë shënuar rritje dhe ishin ndër faktorët kryesorë të rritjes së profitit, krahas të hyrave nga tarifat dhe komisionet.
Flamur Keqa, ekspert për çështje financiare, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se në mungesë të parave të gatshme, qytetarët dhe bizneset detyrohen të shfrytëzojnë kredi me kamata të larta të interesit, çka automatikisht ndikon në rritjen e profitit të bankave. Kurse vlera e kredive joperformuese në bankat komerciale është më e ulëta në rajon.
Fitimi i madh i bankave private në Kosovë sigurohet edhe nga dallimi i madh në mes normave të interesit dhe depozitave.
”Përveç kredive, edhe shërbimet të cilat i ofrojnë bankat konsumatorëve në Kosovë janë shërbime me çmime jashtëzakonisht të larta dhe të favorshme për bankat. Pra, të gjitha këto kanë determinuar që bankat komerciale të jenë bizneset më fitimprurëse në Kosovë në këto 20 vjet”, tha Keqa.
Norma mesatare e interesit për kredi në bankat komerciale është 6.3 për qind, kurse norma e interesit për depozita është 1.2 për qind. Vlera e kredive në këto institucione ka arritur në rreth 3 miliardë euro, ndërsa vlera e depozitave (kursimeve) në rreth 3.5 miliardë euro.
/**/ /**/ /**/ Fotografi ilustruese.
LEXONI EDHE KËTË:
Sa janë të sigurta paratë e depozituara nëpër banka?
Eksperti tjetër për çështje financiare, Hekuran Murati, thotë se me gjithë faktin se bankat komerciale në Kosovë, viteve të fundit kanë ulur normat e interesit për kredi, ato kanë shtrenjtuar çmimin e tarifave për klientët e tyre, duke shtuar se ky veprim ka mbajtur stabil fitimin e tyre.
Reflektimi tjetër që ka ndodhur në fitimin e bankave, sipas tij, është se bankat kanë mbyllur disa sportele dhe kanë vendosur aparate elektronike për kryerjen e shërbimeve.
“Shumë banka kanë mbyllur disa degë dhe kjo ka reflektuar në uljen e kostos. Po në të njëjtën kohë ka pasur ulje të kamatave të depozitave që ajo po ashtu ka reflektuar në uljen e normës së interesit. Mirëpo diferencën në mes kredive dhe depozitave e kanë mbajtur njëjtë. Në të njëjtën kohë, bankat janë bërë më efiçiente, kjo ka ndikuar që të rritet profitabiliteti”, tha Murati për Radion Evropa e Lirë.
Disa banka komerciale në Kosovë, para disa vitesh, kanë mbyllur disa sportele dhe kanë vendosur aparate elektronike për kryerjen e shërbimeve. Kjo sipas zyrtarëve të bankave, ka ndodhur për shkak të zvogëlimit të përdorimit të parasë se gatshme dhe që klientët mos të presin në radhë para sporteleve.
Tashmë bankat po kërkojnë nga klientët që shumë shërbime t’i kryejnë vetë në bankomate si dhe me e-banking.
Kurse Flamur Keqa thotë se me mbylljen e degëve, zvogëlohet edhe numri i të punësuarve në këto institucione, që ndikon në ulje të shpenzimeve për bankat.
“Reduktimi i numrit të punëtorëve do të ndikojë automatikisht në fitime më të mëdha për bankat. Ndoshta jo në periudhë të shkurtër kohore sepse bankat duhet të investojnë në digjitalizimin e sistemeve të tyre, mirëpo në afat të mesëm dhe afat të gjatë me siguri se kjo ndikon në fitime shtesë për bankat”, tha Keqa.
/**/ /**/ /**/ Ilustrim.
LEXONI EDHE KËTË:
Në hall me normat e larta të interesit të kredive
Zvogëlimi i numrit të punëtorëve dhe njësive (degëve) të bankave vërehet edhe në raportet e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës.
Në raportin e quajtur “Informata mujore të BQK-së”, thuhet se në 10 bankat komerciale në qershor të këtij viti janë të punësuar 3299 punëtorë në 217 njësi, kurse në vitin 2015 kanë qenë të punësuar 3548 punëtorë në 266 njësi. Në një llogaritje të thjeshtë i bie që për katër vjet janë larguar 249 punëtorë, ndërkaq janë mbyllur 49 degë në rajone të ndryshme të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













