Bota
Kosova, Shqipëria e Mali i Zi, në kërkim të dy shtetaseve të huaja
Ato me familje kanë kontaktuar për herë të fundit me 14 gusht
Dy gra, njëra gjermane dhe tjetra polake, dyshohet se janë zhdukur në rajonin e Alpeve Shqiptare.
Lajmin e ka bërë të ditur Admir Laliq, drejtor i Parqeve Kombëtare në Mal të Zi, në llogarinë e tij private në Facebook. Postimi i tij është shpërndarë shumë edhe nga alpinistët në Kosovë e rajon. Ajo që dihet, sipas Laliqit, është se dy gratë kishin hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria përmes pikëkalimit në Vermosh me veturën e tyre më 13 gusht, përcjell albinfo.ch.
“Më 14 gusht ato kanë kontaktuar me familjet e tyre dhe që nga ajo kohë janë zhdukur. U kemi gjetur veturën e tyre në një parking në komunën e Plavës. Ju lutem të shpërndani fjalët dhe të shpresojmë se janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi”, ka shkruar më tej ai teksa ka lutur qytetarët që të kontaktojnë autoritetet nëse dinë diçka për to. Tamara Paviqeviq, zyrtare për media në Policinë e Malit të Zi, ka thënë për KTV-në se dy shtetaset e huaja të raportuara si të zhdukura, realisht nuk janë raportuar të zhdukura në territorin e Malit të Zi. Rrjedhimisht, sipas saj, Policia malazeze nuk ka hapur rast, meqë nuk i konsiderohen të zhdukura brenda territorit malazez.
Sipas informatave jozyrtare, pasi e kanë lënë veturën në Plavë, ato dyja kanë kaluar në territorin e Shqipërisë për të shkuar në një fshat, në të cilin rëndom grumbullohen alpinistët. Që nga kjo kohë më nuk dihet asgjë për to. Andaj Policia malazeze sugjeron të gjitha palët e interesuara për këtë rast t’i referohen policisë në Shqipëri, me besimin se në Shqipëri dy gratë ndoshta janë raportuar si të zhdukura.
Ndërkaq, nga policia komunale në Plavë kanë thënë se pavarësisht rrethanave të pasqaruara, megjithatë të gjitha organet, përfshirë edhe qytetarë, janë aktivizuar në kërkim të grave të zhdukura. Kurse Policia e Kosovës, në interesimin e Koha.net për rastin, ka kthyer një përgjigje që s’jep asnjë detaj për rastin.“Lidhur me rastin të cilit ju keni referuar ju informojmë se Policia e Kosovës i posedon informacionet e pranuara nga autoritetet e Malit të Zi me të cilët ka bashkëpunim të mirë dhe të njëjtat informacione është duke i trajtuar në aspektin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës. Në anën tjetër, mediat në Shqipëri kanë raportuar të hënën se policia ka nisur kontrollet në zonë dhe autoritetet në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026











