Bota
Zjarr në Ishujt Kanarine të Spanjës, evakuohen 8 mijë persona
Më shumë se 700 zjarrfikës, të ndihmuar nga 11 helikopterë dhe 5 aeroplanë, po përpiqen t’i vënë nën kontroll flakët
Rreth tetë mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në ishullin Gran Canaria të Spanjës, ku zjarrfikësit po luftojnë me zjarret që tashmë i kanë djegur më shumë se 3400 hektarë pyje.
Më shumë se 700 zjarrfikës, të ndihmuar nga 11 helikopterë dhe 5 aeroplanë, po përpiqen t’i vënë nën kontroll flakët, të cilat filluan të shtunën afër qytetit Tejeda dhe janë duke u zgjeruar në disa drejtime. Gjendja po përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta, erërave të forta dhe lagështisë së ulët të ajrit, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i qeverisë lokale të Ishujve Kanarine, Angel Victor Torres, tha se flakët janë të tmerrshme dhe paraqesin katastrofë natyrore, duke shtuar se zjarri nuk është zvogëluar dhe ende nuk është vënë nën kontroll.
Udhëheqësi i shërbimeve emergjente, Federico Grillo, tha se vatra kryesore e zjarrit është e pamundur të shuhet dhe se zjarrfikësit janë të përqendruar në shuarjen e flakëve në krahun e djathtë, ku ka shumë shtëpi.
Raportohet se rreth 40 persona janë bllokuar në një qendër kulturore në Artenara, e cila është rrethuar nga zjarrettet i kanë evakuuar banorët nga nëntë komuna të dielën, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














