Kosova
Greva vonoi disa fluturime, paralajmërohet ashpërsim i saj
Greva do të vazhdojë edhe të martën e të mërkuren
Për një orë, të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë ndërprerë disa shërbime.
Me kërkesat që t’u sigurohet kompensimi dhe benefite të tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa të përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas Ligjit të punës dhe pagesën e shujtës, punëtorët e aeroportit që nga ora 8 deri në orën 9 kanë mbajtur grevë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bashkim Latifi, ka thënë se nëse menaxhmenti nuk reflekton, greva do të vazhdojë edhe të martën e të mërkurën. Ajo do të zgjerohet tërë ditën.
Por, ata qytetarë të cilët po prisnin që të udhëtonin nga Aeroporti i Prishtinës, kanë thënë se kjo grevë shkaktoi tollovi dhe vonesa në fluturimet e tyre.
Ndërsa, sipas zyrtarëve të aeroportit, tollovitë dhe vonesat e shumta në fluturime kanë ndodhur, pasi njëri nga grevistët ilegalisht e ka ndërprerë shiritin e valixheve.
Ndërsa, sinidkalistët kanë thënë se menaxherët janë mundur që punonjësit t’i detyrojnë ta vazhdojnë punën, përkundër që kanë qenë në grevë.
Punëtorët e Aeroportit kanë paralajmëruar për ditën e martë zgjatje të grevës në dy orë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














