Kosova
Kosova dhe Maqedonia deri në fundjavë i heqin barrierat
Të premten kërkesa do të dërgohet të agjencioni përkatës
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, janë takuar sot në Prishtinë, ku kanë diskutuar për gjetjen e rrugës së eliminimit të barrierave të ndërsjella tregtare.
Shala ka thënë se janë pajtuar sot për kryerjen e disa detyrave dhe deri në fundjavë të hiqen barrierat si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia e Veriut, njofton Klan Kosova.
“Ne si ministri, por edhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës jemi dakorduar që agjencia jonë të dërgojë garancione shtesë drejt Maqedonisë së Veriut. Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës i Kosovës do të sigurojë Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës së Maqedonisë së Veriut për programin për monitorimin aktiv të produktit të vezëve të peshkut me qëllim që Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës së Maqedonisë së Veriut ta ketë më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregojë në vendet e BE-së”, ka thënë Shala në konferencë, përcjell albinfo.ch.
“Jemi dakorduar që deri në fund të javës agjencioni ynë t’i përfundojë detyrat e veta dhe pas kësaj agjencioni i Maqedonisë së Veriut ta heqë atë barrierë ndaj Republikës së Kosovës. Parimisht u dakorduam për këta hapa”.
“Në rastin kur të përfundohet kjo do të eliminohet masa nga ne si Ministri e Tregtisë po edhe barriera që po iu shfaqet biznese tona në Republika e Maqedonisë së Veriut”.
“Jemi dakorduar të dy ministrat bashkë me kryeshefat e agjencive të ushqimit. Deri të premten kërkesa do të dërgohet të agjencioni përkatës. Pas së premtes kjo problematikë do të eliminohet. Jemi dakorduar që në të ardhmen të mos kemi barriera të tilla”, është shprehur Shala.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













