Kosova
KQZ-ja, pa buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme
Ditë më parë, KQZ kishte deklaruar se nuk mund të dihen saktë shpenzimet për zgjedhje të jashtëzakonshme pa u planifikuar ato
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) aktualisht nuk ka buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen së shpejti, pas shpërndarjes së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Valmir Elezi, zyrtar për informim në KQZ, ka thënë për Sinjalin se ky vit nuk kishte qenë i paraparë për zgjedhje të jashtëzakonshme, prandaj nuk ka mjete të planifikuara për të. Por, ai ka thënë se KQZ në raste të tilla bën kërkesë buxhetore në Qeveri për t’i financuar zgjedhjet. Ka treguar se një veprim i ngjashëm ishte zhvilluar edhe në zgjedhjet lokale të katër komunave këtë vit.
“Viti 2019 nuk është vit zgjedhor, prandaj në Ligjin e Buxhetit për këtë vit nuk ka mjete të planifikuara për zgjedhje. Duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara, pra kur kemi zgjedhje të parakohshme, KQZ-ja bën kërkesë buxhetore në Qeveri për mjete financiare për mbajtjen e zgjedhjeve”.
“Kështu kemi vepruar së fundmi me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave, të cilat u mbajtën më 19 maj të këtij viti. Pra, kanë qenë zgjedhje të paplanifikuara”, ka deklaruar Elezi për Sinjalin.
Ditë më parë, KQZ kishte deklaruar se nuk mund të dihen saktë shpenzimet për zgjedhje të jashtëzakonshme pa u planifikuar ato. Sipas të dhënave të KQZ-së për zgjedhjet e kaluara të mbajtura në vitin 2017 janë shpenzuar rreth 5 milionë euro.
Ndërkohë, ministri i Financave, Bedri Hamza, muaj më parë kishte deklaruar se nuk ka buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai kishte thënë se ekziston një fond, i cili mund të bartet, por kishte thënë se nuk ka njohuri nëse ka të drejtë ta transferojë atë buxhet.
“Buxhet brenda KQZ për organizimin e zgjedhjeve nuk ka, për shkak se ky nuk ka qenë vit zgjedhor në bazë të ligjit dhe kushtetutës. Po brenda Ministrisë së Financave është një fond, të cilën ministria ka të drejtë ligjore me transferuar në cilëndo organizate buxhetore”, kishte thënë Hamza.
Legjislatura VI e Kuvendit të Kosovës është shpërndarë sot në një seancë të jashtëzakonshme, e cila është mbajtur në orën 10:00. Me 89 vota pro, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi u shpërnda për t’i hapur rrugë krijimit të një legjislature të re.
Ndërsa tani, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më herët së 30 ditë nga shpërndarja e Kuvendit dhe jo më larg se 45 ditë nga dita e shpërndarjes, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë













