Kosova
MPJ: Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës MPJ, Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me raportimet në media për zyrtarët e Republikës së Afrikës Qendrore që iu është dhënë ryshfet nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë për të lëshuar nota të falsifikuara në lidhje me njohjen e Kosovës.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar që qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfete si mjete diplomatike për të fituar dokumente të falsifikuara që nuk shërbejnë asgjë vetëm për përshkallëzimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.
“Kosova është përballur në tre vjetët e fundit me një fushatë të paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi përcjellë disa herë në vitet e fundit këto mjete diplomatike të përdorura nga Serbia dhe i kemi ngritur ato në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore perëndimore me fakte konkrete. Në të njëjtën kohë ne kemi informuar opinionin publik për këtë mënyrë sesi Serbia po përdor ryshfete dhe korrupsion”.
Sipas MPJ, Serbia ka përdorur çdo mjet për të penguar Kosovën ndërkombëtarisht.
“Ne kemi shprehur shqetësimin tonë se kanë përdorur ryshfete, afera koruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave dhe afera jo të moralshme (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën. Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar “nota diplomatike” dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatëse mandej”.
“Organizatat ndërkombëtare, si Amnesty International, kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë. Në shumë vende kjo është përdorur si një mjet për të forcuar propagandën e saj në shtëpi për Ivica Daçiçin”.
“Të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd, të cilat janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose publikisht janë shkruar nga një person i vetëm, Vladimir Cizelj, i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës dhe i cili shërben tani si Këshilltar për Ministrin e Jashtem serb”.
“Kosova është e gatshme të veprojë si një fqinj konstruktiv, por Serbia po instalon një klimë që nuk krijon hapësirë për normalizimin e marrëdhënieve”.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në... -
A duhet të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla? Debati në Zvicrën gjermanishtfolëse -
Italia kërkon 300 mijë euro dëmshpërblim për tragjedinë në Crans-Montana -
Autoritetet zvicerane: Nuk kemi prova nëse Epstein kishte prona në Zvicër -
Çmimet e pronave luksoze në Zvicër vazhdojnë të rriten















