Shqipëria
TTG Italia: Rritja e turizmit në Shqipëri ndihmon edhe ekonominë e Kosovës
Shfrytëzimi i turizmit në Shqipëri, veçanërisht ai bregdetar, po nxit edhe ekonominë e Kosovës, një vend më në brendësi të rajonit, me lindjen e një serie iniciativash sipërmarrëse të nisura nga qytetarët e saj në vijën bregdetare, shkruan faqja e internetit TTG ITALIA.
Përgjatë bregdetit të Shëngjinit, për shembull, ka mbi 250 aktivitete vetëm gjatë tre muajve të verës së sezonit turistik dhe që menaxhohen të gjitha nga ata, lehtësisht të identifikueshëm nga emrat dhe produktet që ofrojnë.
Duke folur me këta sipërmarrës të vegjël, del se më shumë investime qeveritare janë të nevojshme, por po ashtu që dëshira për të vazhduar biznesin e tyre nuk mungon, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve të punës.
Vizitorët në gjashtë milionë
TTG Italia citon të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave, sipas të cilave në vitin 2018 Shqipëria ka pasur 6 milionë vizitorë, nga të cilët pak më pak se gjysma për pushime. Të huajt kanë tendencë të qëndrojnë për 3-4 net me një pagesë mesatare ditore prej 52 eurosh.
Siç raportohet nga balkaninsight.com ka nga ata që komentojnë mbi nevojën për të përmirësuar shërbimet e turizmit dhe infrastrukturës, pasi kjo industri zë një vend të rëndësishëm në ekonominë kombëtare dhe është një nga burimet më të mëdha për zhvillimin e vendit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














