Lajme
MPJ: I vetëdjeguri në Francë, nuk ishte kosovar
Sipas MPJ-së kosovare, bëhet fjalë për një person nga Çadi dhe jo nga Kosova siç u transmetua në lajme. Megjithatë lajmi krijoi konfuzion në Kosovë
Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka demantuar lajmin se personi që ia vuri flaken vetes në shenjë revolte për marrjen negativ të statusit të azilit në Francë, ishte shqiptar i Kosovës. Sipas MPJ-së, bëhet fjalë për një person nga Çadi dhe jo nga Kosova siç u transmetua në lajme.
“MPJ ka marrë konfirmim nga autoritetet përkatëse që nuk bëhet fjalë për shtetas kosovar, por për një të tillë nga Çadi”, ka thënë për mediet kosovare, Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i ministrit në detyrë Enver Hoxhaj.
Në mediet e Kosovës u dha lajmi se një kosovar ka tentuar të vetëdigjet si “Jan Palach”, pasi autoritetet franceze të migracionit ia kanë refuzuar lejen e qëndrimit. Madje ai u prezantua si Besim Z. i cili nga revolta ishte lyer me benzinë dhe ia kishte vënë flaken vetës.
Në Kosovë ky lajm krijoi konfuzion, madje partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës akuzoi Qeverinë e Kosovës që po i shtynë të rinjtë të ikin jashtë vendit, madje edhe t’ia vejnë flaken vetes.
“Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përsërit edhe një herë se a duhet edhe më tutje njerëzve tanë t’u ndodhin raste e tragjedi si ai i lumit Tisa dhe ky i fundit, në kërkim të një jete më të mirë”, thuhet në reagimin lidhur me rastin në Francë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












