Lajme
Lindën 29 mijë, ndërsa vdiqën 8 mijë banorë
Sipas statistikave, numri i lindjeve vitin e kaluar në Kosovë është 29,724, kurse numri i vdekjeve ishte 8,317. Kjo dëshmon se nataliteti mbetet pozitiv
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi “Vlerësimin e Popullsisë 2013”, sipas të cilit, popullsia në Kosovë është rritur për 21,407 banorë. Sipas statistikave, numri i lindjeve vitin e kaluar është 29,724, kurse numri i vdekjeve ishte 8,317. Kjo dëshmon se nataliteti në Kosovës mbetet pozitiv.
Ky publikim, siç raporton ASK, ofron të dhëna statistikore mbi popullsinë (demografinë) në nivel vendi dhe komune, për popullsinë rezidente. Pra në këtë raport nuk janë përfshirë qytetarët që jetojnë në diasporë, që përbëjnë një të tretën e trungut demografik të Kosovës.
“ASK-ja do të vazhdojë ta bëjë këtë vlerësim, çdo vit, me qëllim që të sigurojë serinë kohore të treguesve demografikë mbi ndryshimet në nivel territorial”, thuhet në komunikatën për media.
Popullsia e Kosovës për vitin 2013 (01 janar-31 dhjetor), sipas ASK-së, vlerësohet të jetë 1,820,630 banorë rezidentë krahasuar me vlerësimin e vitit 2012, që ishte 1, 815, 606 banorë.
Ndërkaq, numri i të kthyerve në Kosovë gjatë vitit 2013 ishte 3,864 banorë, përderisa numri i emigrantëve kosovarë ishte 20,246 banorë. “Në këtë publikim janë përfshirë edhe lëvizjet e brendshme të popullsisë (nga një komunë në tjetrën), ku numri i përgjithshëm është 9,330 banorë”, thuhet në raport.
Ndryshe, në vitin e 2012, në Kosovë kanë lindur 27.743, ndërsa kanë vdekur 7.317
Shtimi natyral ishte 20.426.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes











