Lajme
GAP: Të hiqet romingu Kosovë-Shqipëri
Instituti GAP mbështet idenë për heqjen e tarifave të romingut në nivel të përgjithshëm rajonal, por sugjeron që kjo më parë të bëhet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë
Instituti për Studime të Avancuara (GAP) nëpërmjet një deklarate për medie, iu ka rekomanduar dy qeverive, në Prishtinë dhe në Tiranë, që ta intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik, kryesisht në heqjen e tarifave të romingut, si hap i ardhshëm drejt integrimit ekonomik.
Sipas GAP-it vetëm gjatë muajve qershor-gusht 2014, mbi 760 mijë shtetas kosovarë kanë hynë në Shqipëri, ndërsa të gjithë këta kosovarë, por edhe qindra mijëra të tjerë që shkojnë e vijnë, sipas këtij Instituti, paguajnë një kosto të lartë të komunikimit.
Në këtë analizë Instituti GAP ka ofruar disa argumente se përse Kosova dhe Shqipëria do duhej të hiqnin shpenzimet e romingut në mes vete”, thuhet në një komunikatë për media nga GAP.
E para, dy qeveritë, sipas GAP, janë zotuar se do të angazhohen për uljen e tarifave të romingut kur kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e TIK në mars 2013.
“Andaj, GAP kërkon nga te dy qeveritë që ta implementojnë sa më parë këtë marrëveshje. Së dyti, GAP argumenton se ulja/heqja e tarifave të romingut është në përputhje me direktivat evropiane dhe se një model i tillë është praktikuar në mes shteteve të BE-së që nga viti 2007, kur Komisioni Evropian ka filluar me aplikimin e ‘Eurotarifave’”, thuhet në analzaië.
Që atëherë Komisioni Evropian, sipas këtij instituti, jo vetëm që ka zbritur në mbi 80 për qind tarifat e romingut, por së fundmi ka ndërmarrë edhe një hap drejt heqjes totale të tarifave të romingut.
“Së treti, tarifat shumë të larta të romingun që aplikohen aktualisht nga te dy shtetet janë një barrë e rëndë për konsumatorët e telefonisë mobile”, thuhet më tej në analizë.
Instituti GAP kërkon që rregullatorët e dy shteteve të ndërmarrin hapa konkret, fillimisht drejt uljes së tarifave dhe përfundimisht drejt heqjes së tarifave të romingut për arsye se tarifat e romingut janë shumë të larta në krahasim me ato të BE-së.
Në analizën e GAP-it thuhet se intervenimi për uljen e tarifave është një praktik e BE-së që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit.
“Ulja e kostos së komunikimit rrit edhe më tej bashkëpunimin tregtar dhe rrit komunikimin në mes të dy vende. Kjo rritje e komunikimit sigurisht se do të kompensonte humbjet që mund të kenë operatorët telefonik nga ulja e tarifave të romingut”, thuhet në analizë.
GAP mbështet idenë për heqjen e tarifave të romingut në nivel të përgjithshëm rajonal, por sugjeron që kjo më parë të bëhet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












