Lajme
Përfaqësuesja e Kosovës, në rrugë të mbarë
Loja e ekipit të Kosovës, e zhvilluar të dielën në IGP Arena në Wil, ishte me shumë raste, por vetëm me një gol. Ky është bilanci i përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen testuese kundër FC Wilit.
Mbresëlënës në këtë takim ishte paraqitja e të riut Bersant Celina, i cili është lojtar i ekipit të të rinjve të Manchester City U18.
Driblimet e tij bën që publiku të ndizej në thirrje e ovacione.
Kosova dominoi jo vetëm me lojë e raste të mira për shënim, ajo dominoi edhe me tifozeri.
Wili luante në terren të vetin, mirëpo tifozët e tyre nuk duken. Sipas organizatorëve, me mbi 2600 bileta të shitura, ky numër përbënte njëherësh edhe rekordin më të lartë të shikuesve që ka pasur ky stadium.
Bunjaku: Për mungesën e golave, fajin e kishte bari sintetik
Kështu e arsyeton mungesën e golave përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku. Bari artificial ishte problemi kryesor për ne, nuk e kontrollonim shpejtësinë e topit si duhet.
„Vetëm në pjesën e parë kemi pasur rreth 12 raste për të shënuar, e kemi dominuar lojën“. Kanë munguar vetëm golat”, u shpreh Bunjaku, i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij.
„Është gjynah ta kesh gjithë këtë publik e të mos ketë gola, ju e patë që pas atij shënimi si u krijua atmosfera në publik“, deklaroi ai për albinfo.ch.
I kënaqur me lojën ishte edhe kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj. Problem kryesor për ne, tha ai, ishte bari artificial, ne nuk jemi mësuar të luajmë mbi bari artificial. Pavarësisht kësaj, ai u shpreh i lumtur që ekipin kishin ardhur për ta përcjellë kaq shumë tifozë. „Është vërtet kënaqësi e madhe të kesh kaq shumë shikues, e sidomos kur e fitojmë ndeshjen dhe nuk i zhgënjejmë ata“.
Ambasadori Malaj: Kosova do të bëhet një kombëtare e fortë
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, e vlerësoi lojën si një ngjarje sportive me rëndësi për ekipin kombëtar të Kosovës dhe të mërgatës që e mbështet fuqishëm.
„Kjo ndeshje me një ekip të futbollit zviceran tregon marrëdhëniet tona të mira me Zvicrën që kemi në të gjitha fushat“, vlerësoi ai, i cili është optimist se në të ardhmën Kosova do të ketë një përfaqësuese të fortë.
Ndër të tjera ai tha se përfaqësuesja “është një ekip i ri, që është duke u ndërtuar dhe të ndërtosh një ekip kombëtar që nga fillimi, ku shumica e lojtarëve nuk njihen mes vete e nuk kanë luajtur më parë bashkë, nuk është një sfidë e lehtë“.
Trajneri i Wilit: Shqiptarët, driblues të fortë
Kuruzovic e vlerësoi lojën e ekipit të tij si të mirë dhe kompakte, por kur luan kundër një ekipi nacional, siç u shpreh ai, gjërat vështirësohen.
„Ne jemi prezantuar mirë, kemi qëndruar kompakt, por dy herë u hapëm dhe një herë morëm gol“.
Kuruzovic foli për ekipin e Kosovës me nota superlative.
„Sot para lojës ju kam thënë lojtarëve të mi se shqiptarë janë shumë, shumë të fortë individualisht, ata ndoshta nuk kanë mundësi të shpeshta të luajnë bashkë, por kur kanë mundësi, tregojnë aftësitë. Nëse shikojmë statistikat se prej çfarë ligash vijnë gjithë këta lojtarë, ne duhet të jemi të lumtur me rezultatin“, u shpreh trajneri i Wilit, Neno Kuruzovic.
Bekim Dalipi
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












