Lajme
Drutë, burim themelor i ngrohjes në Kosovë
Sipas një studimi realizuar nga Ministra e Bujqësisë dhe FAO e Finlandës, rreth 83 për qind e zonave urbane dhe 97 për qind të zonave rurale, shfrytëzojnë drutë si lëndë djegëse
Republika e Kosovës është njëri nga shtetet më të pasura në rajon me thëngjill, por pavarësisht kësaj, shumica absolutë e kosovarëve shfrytëzojnë drurin si burimi kryesor për ngrohje. Sipas një studimi, del se 83 për qind të zonave urbane dhe 97 për qind të zonave rurale, shfrytëzojnë masën drusore si lëndë djegëse.
Sipas këtij studimi, kërkesat për këtë lëndë djegëse nga amvisëritë arrijnë në 2.05 milionë metër kub dru.
Këto rezultate janë publikuar sot me rastin e prezantimit të studimit për biomasën drusore në Kosovë, studim ky i cili është realizuar nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me kompaninë finlandeze, FAO.
Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Kapllan Halimi, ka thënë se ky studim do të merret për bazë edhe nga kjo ministri gjatë hartimit të politikave për sektorin e pylltarisë , i cili sipas tij, ofron edhe një mundësi të mirë punësimi.
“Një ndër prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë ka qenë edhe sektori pyjor, të cilin gjatë viteve të fundit e kemi përkrahur në forma të ndryshme, me qëllim që pylltarinë ta kthejmë në njërin ndër sektorët që ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Halimi.
Gjatë prezantimit të këtij studimi, Nike Krajnc, eksperte ndërkombëtare për biomasën drusore dhe konsulente e FAO-së, ka treguar se kjo analizë e bërë në Kosovë ka për qëllim të rrisë kontributin e sektorit pyjor në ekonominë kombëtare përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore, duke marrë parasysh rolin shumëdimensional të pylltarisë.
“Në bazë të rezultateve që kanë dalë nga studimi ynë del se amvisëritë janë shfrytëzuesit më të mëdhenj të drurit si lëndë djegëse, ku sipas këtij studimi del se amvisëritë rurale shfrytëzojnë 8.2 metër kub dru për djegie, ndërsa ato urbane shfrytëzojnë 6.7 metër kub dru. Krahas amvisërive, edhe shkollat janë shfrytëzues të drurit si lëndë djegëse, ku për këtë lëndë djegëse shpenzohen më shumë se 4.7 milionë euro në vit”, ka treguar ekspertja Krajnc.
Ndryshe, rezultatet e këtij studimi tregojnë se burimi kryesor i biomasës drusore janë pyjet, pastaj mbetjet nga pemishtet, vreshtat, si dhe nga mbetjet e industrisë së sharrave.
Po ashtu, sipas studimit del se edhe shkollat janë përdorues të drurit si lëndë djegëse, ku 57 për qind të tyre del se e përdorin drurin si të vetmin burim të energjisë për ngrohje, si dhe rreth 200 mijë metër kub dru, thuhet se përdoren në objektet turistike.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë










