Lajme
Importi i madh dikton çmimet
Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2013 kishte arritur në mbi 2 miliardë euro
Importi i madh i mallrave në krahasim me praninë e mallrave vendore në treg dikton çmimet e tregut në Kosovë. Kjo është e kuptueshme për faktin se rreth 80 për qind e nevojave të popullatës së Kosovës, plotësohen me mallra nga vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e rajonit, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.
Çdo ndryshim i çmimeve në tregun ndërkombëtar dhe te vendet fqinje, përkatësisht te produktet, të cilat Kosova i importon për konsumin e qytetarëve, sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, e ka ndikimin e vet në Kosovë.
“Kosova, si një treg i vogël, furnizimet kryesore i merr nga vendet e rajonit dhe vendet e Bashkimit Evropian, pasi që ne kemi një produkt të brendshëm relativisht të ulët, atëherë shumica e çmimeve diktohen nga rajoni dhe vendet e BE-së ”, thotë Gashi
Sipas Gashit, aktualisht në Kosovë prej produkteve ushqimore që konsumohen, vetëm rreth 40 për qind vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, kurse pjesa tjetër dërmuese vijnë kryesisht nga vendet e rajonit, me ç’rast, thekson ai, ndikimi i produktit të brendshëm vendor në çmime, është relativisht simbolik.
“Ndikimi ynë kryesor është te prodhimet bujqësore, blegtorale dhe produktet e qumështit. Kur kemi një prodhimtari më të fuqizuar, aty mund të ndikojmë ne me çmime, por te produktet tjera, siç janë amvisëria, teknologjitë, te të gjitha produktet tjera ndikimi i Kosovës është simbolik, për arsye se ne nuk e prodhojmë atë produkt dhe çmimin ia cakton prodhuesi”, shpjegon Gashi për R e L.
Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2013 arriti në mbi 2 miliardë euro.
Serbia vazhdon të jetë importuesi kryesor në Kosovë, pasur nga Gjermania, Turqia, Italia, Kina, Greqia, Maqedonia e vende të tjera.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit për muajin shtator 2014 është më i lartë për 0,2 për qind, krahasuar me muajin gusht 2014.
Shkalla e inflacionit, e matur në muajin shtator 2014, krahasuar me muajin shtator 2013 ishte 1,4 për qind.
Ngritja e Indeksit të Çmimeve të Konsumit vërehet te nëngrupet: perime, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse. Ndërkaq, brenda këtij nëngrupi, çmimi i rrymës elektrike shënoi një ngritje prej 5,18 për qind, shkruan R e L.
Qytetarët me të ardhura më të ulëta janë ata të cilët preken më së shumti nga ngritja e vazhdueshme e çmimeve të konsumit.
Sadri Sinani, qytetar rreth 40 vjeç, punon si taksist në kryeqytet. Ai thotë se përveç ngritjes reale që mund të kenë disa produkte, shumë herë tregtarët në Kosovë ngritin çmimet edhe sipas dëshirave të tyre.
Për të, ngritja e vazhdueshme e çmimeve është bërë gati e papërballueshme.
“Ngritja e çmimeve gati çdo muaj, po bëhet e mundimshme për ne, që nuk kemi të hyra mujore më shumë se 200 euro”, shprehet Sadriu.
Sipas Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare për vitin 2013, rezulton se Konsumi për kokë banori gjatë vitit 2013 ishte 1402 euro, që i bie jo më shumë se 116 euro në muaj, ndërsa konsumi për ekonomi familjare është 7625 euro, që në muaj është 635 euro.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











