Lajme
Doganat dhe tatimet “shpëtojnë” buxhetin e Kosovës
Nga 1 miliard e 590 milionë euro, si të hyra të përgjithshme, sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës për vitin 2014, këto dy institucione duhet të mbledhin mbi 1 miliard euro
Nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, varet mbushja e buxhetit. Këto dy institucione po tregojnë performancë të mirë në mbledhjen e të hyrave.
Nga 1 miliard e 590 milionë euro, si të hyra të përgjithshme, sipas parashikimeve të Qeverisë së Kosovës për vitin 2014, këto dy institucione duhet të mbledhin mbi 1 miliard euro.
Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë rreth 930 milionë euro. Adriatik Stavileci, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deri më 9 tetor, Dogana ka mbledhur 655.4 milionë euro dhe ka një rritje prej afër 3 për qind për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Ne kemi rritje afër 20 milionë euro të të hyrave, nëse krahasohen të dy periudhat 2013- 2014. Ndërsa kemi rënie te sasia e importit. onkretisht, sasia e përgjithshme e importit ka rënie prej gjashtë për qind të peshës, por performanca e mirë e të hyrave ka bërë që Dogana të ketë të hyra të mjaftueshme për buxhetin e Kosovës”, thotë Stavileci.
Kurse, Administrata Tatimore e Kosovës për këtë vit duhet të mbledhë 367 milionë euro.
Shuma e mjeteve të realizuara për periudhën janar-shtator 2014 është 321 milionë euro, kurse nëntë për qind është nën parashikimet e ekzekutivit, thotë Valentina Sefa – Bytyçi, zëdhënëse në këtë administratë.
“Në total janë 321 milionë euro, ose 222 milionë euro tatime dhe 99 milionë kontribute, që, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi një rritje prej tre për qind më shumë, ndërsa krahasuar me projeksionet e vitit aktual, jemi nëntë për qind nën plan”.
“Megjithatë, Administrata Tatimore e Kosovës e konsideron si trend pozitiv, pavarësisht trendëve aktual ekonomik, si rezultat i rritjes së përmbushjeve obligimeve tatimore dhe deklarimin e tatim paguesve”, thekson Bytyçi-Sefa.
Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit e konsiderojnë praktikë jo të mirë mbushjen e buxhetit vetëm nga këto dy institucione.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto institucione, për të mbushur arkën e shtetit, po “godasin” bizneset.
Për këtë, thotë ai, tashmë ka ankesa të shumta të bizneseve në adresë të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ndryshe, mbledhja e të hyrave nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës është kundërshtuar edhe ekspertë të çështjeve ekonomike, pasi që, siç thonë ata, kjo mënyrë paraqet joqëndrueshmëri financiare dhe fiskale.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











