Lajme
Kosovë, nuk respektohen të drejtat e fëmijëve
Në javën për Parandalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve, u kërkua që të respektohen më shumë të drejtat e fëmijëve. Fëmijët në Kosovë u cenohen të drejtat
Fëmijët kosovarë mbesin kategoria që më së shumti u shkelen të drejtat, madje shpeshherë ndaj tyre aplikohet edhe dhuna fizike nga prindërit, mësuesit apo të moshuarit e tjerë. Kështu u tha të hënën në javën për Parandalimin e Dhunës ndaj Fëmijëve ku u kërkua që zëri i tyre të dëgjohet dhe të respektohen.
Më këtë rast, fëmijët dhe organizata për mbrojtjen e tyre, Save The Children si dhe Syri Vizion, kanë vizituar edhe Avokatin e Popullit, të cilit i kanë parashtruar të gjitha kërkesat dhe sugjerimet që ata kanë. Ata treguan edhe për raste konkrete se si po ushtrohet dhunë ndaj fëmijëve.
Këta fëmijë të cilët treguan për provoja e tyre, për shkaqe sigurie nuk deshën që emrat e tyre të publikohen në media.
“Shumë të rinj kanë pasur kërcënime, edhe pse në moshë të vogël, problemi i tyre është që çdo herë mbajnë armë të ftohta armë të nxehta, kamë shumë shokë që i kanë ndodhë kërcënime prej tyre, u kanë marrë edhe të holla, ata çdo herë i kanë lajmërua tek policia, e cila pas disa orëve i ka lëshuar ata”, tha njëri nga fëmijët.
Përveç atyre fëmijëve të cilët po i qesin “Haraq” fëmijë të tjerë, e po i kërcënojnë me thikë, ka edhe nga ata që për shkak të kombësisë po janë të dhunuar edhe maltretuar edhe psikikisht.
Një nga fëmijët tregoi se shoku i tij, i cili ka kombësi boshnjake çdo ditë është i ofenduar nga të tjerët. “Çdo ditë përjeton dhunë dhe dhunë psikike, ai nuk mund që atë problem te tregojë se ka frikë, si mund të reagoni ju si organizata”, ka thënë njëri nga ta, citon KP.
Avokati i Popullit, Sami Kurteshi tha se nuk kanë informata së kush më shumë dhe në cilat vende po ushtrohet dhuna. Por, sipas tij, kjo dukuri më së shumti ushtrohet tek ata persona që nuk kanë fuqi fizike, për t’u përgjigjur me të njëjtën monedhë.
“Dhuna përdoret vetëm ndaj atyre që nuk mund të përgjigjet me dhunë. Dhe kategoria më e cenuar e shoqërisë, janë fëmijët sepse ata nuk e kanë as fuqinë fizike me e kundërshtua këtë…Nganjëherë kuptohet si një veprim që është ende i lejueshëm në edukimin e fëmijëve, kjo është gabim dhe kjo duhet të çrrënjoset. Asnjë pjesë e shoqërisë nuk janë imune ndaj përdorimit të dhunës ndaj fëmijëve”, tha ai.
Kurteshi tha se institucioni që ai drejton nuk mbanë statistika për dhunën ndaj fëmijëve, por sipas tij, secili lloj i dhunës duhet të hulumtohet.
Ndërsa Genta Gagica nga organizata “Save the Children”, tha se organizata e tyre nuk hynë në raste individuale, por se qëllimi i tyre, është që të parandalojnë dhunën dhe t`i mbrojë fëmijët.
Ndryshe fëmijët në Kosovë detyrohen të bëjnë punë të rënda e po ashtu edhe të kërkojnë lëmoshë gjithë ditën rrugëve të kryeqytetit. Ndërsa nuk janë të pakta rastet kur ata humbin jetën duke u munduar tra sigurojnë kafshatën e bukës për vete dhe për familjen.
Një rast i tillë ka ndodhur në rajonin e Gjilanit, kur një 12 vjeç është qëlluar për vdekje, gjatë kohës që po e mbushte një qerre me dru. Ndërsa rasti më eklatant ka ndodhur në rajonin e Drenasit, kur një arsimtar e ka qëlluar me grushte dhe shpulla një nxënës duke mavijosur gjithë fytyrën.
Ndërsa në Mitrovicë, një shok i klasës e ka qëlluar shokun me thikë duke e lënë në vend të vdekur.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut