Lajme
Çmimet e rrobave: Sa kushtojnë në Zvicër dhe vendet evropiane
Kështu rekordin për vitin 2018 e mban Islanda ku veshjet kushtojnë sa 147% e çmimeve mesatare në Evropë, duke u pasuar nga Danimarka me 140, Norvegjia me 128, Suedia me 126, Zvicra me 125
Veshjet u bënë më të lira për shqiptarët gjatë 2018-s. Edhe pse niveli i çmimeve për veshjet është thuajse sa mesatarja evropiane, gjatë vitit që lamë pas ato pësuan një rënie të lehtë, nga 97.1 në 96.5 të mesatares europiane.
Eurostat ka publikuar çmimet për produktet e shportës bazë duke krahasuar nivelin e çmimeve ndër vende të ndryshme të BE-së. Vlerësimi bëhet bazuar në paritetin e fuqisë blerëse, ku mesatarja e BE-së merret 100. Që do të thotë se çmimet e veshjeve në Shqipëri janë sa 96.5% e mesatares së BE-së.
Por ndryshe ka ndodhur me çmimin e këpucëve. Bazuar në të njëjtin publikim që ka bërë Eurostat, këpucët janë bërë më të shtrenjta, duke u rritur nga 87.8 në 93.5, transmeton monitor.
Krahasuar me vendet e rajonit, çmimet në Shqipëri janë më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut, por më lirë se në vendet e tjera, përcjell albinfo.ch.
Për vitin 2018, Bosnjë e Hercegovina mban rekordin për çmimin më të shtrenjtë me një nivel prej 107.6. Çmimet e veshjeve në Bosnjë kërcyen vitin e fundit, duke u ngritur mbi nivelin e mesatares europiane. Në Serbi dhe në Malin e Zi niveli i çmimeve shënoi përkatësisht 97.3 dhe 97% e mesatares së BE-së.
Rrobat më të lira i gjeni në Turqi
Turqia mbetet pa dyshim vendi me çmimin më të lirë të rrobave në Evropë. Në 2018-n çmimet e rrobave atje kushtonin sa 49.3% e mesatares së Bashkimit Europian, gati dy herë më pak se në Shqipëri.
Vendet e Europës Veriore kanë nivelin më të lartë të çmimeve të rrobave. Kështu rekordin për vitin 2018 e mban Islanda ku veshjet kushtojnë sa 147% e çmimeve mesatare në Evropë, duke u pasuar nga Danimarka me 140, Norvegjia me 128, Suedia me 126, Zvicra me 125.
Vendet fqinje, si Italia dhe Greqia, kanë shënuar një nivel çmimesh përkatësisht 102 dhe 99% e mesatares së BE-së.
Ndërsa për Kosovën, Eurostat ende nuk ka publikuar shifrat për vitin 2018. Megjithatë një vit më parë niveli i çmimeve të rrobave ishte 96.9, duke iu afruar kështu nivelit të çmimeve në BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante Ekspertët thonë se qendrat e qyteteve po kalojnë nga “zona blerjesh” në “zona përjetimesh”, ku njerëzit... -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër













