Lajme
Rreth 2 mijë pacientë presin për CT
Në gjithë Klinikën Universitare të Kosovës, punon vetëm një rezonancë magnetike, ndërsa rreth 2 mijë pacient presin në radhë për ekzaminim
Sistemi shëndetësor në Kosovë vazhdon të çalojë tash e 15 vjet, duke mos arrit asnjëherë të funksionojë si duhet, pavarësisht ndryshimit në qeverisje. Në gjithë Klinikën Universitare të Kosovës, që është boshti i shëndetësisë kosovare, punon vetëm një rezonancë magnetike.
Siç raportojnë sot mediet në Prishtinë, radha e pritjes për një rezonancë në Qendrën e Radiologjisë shkon, nga 1700 deri 2000 pacientë. Në këtë listë të pritjes, sipas drejtuesve të QKUK-së, janë vetëm ata pacientë që nuk janë në gjendje të rëndë dhe që mund të presin.
Sipas zyrtarëve të Qendrës Klinike Universitare, këto pritje është e pamundur të shmanget, derisa rezonanca e kësaj klinike të jetë e vetmja në institucionet publike të shëndetit në Kosovë, raporton “Koha”.
Ndërsa ata pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore duhet t’u drejtohen klinikave private. Madje, mjekët në QKUK ua rekomandojnë pacientëve që t’u drejtohen klinikave private, për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme, më shpejt dhe në mënyrë me efektive.
Disa nga këta mjekë marrin përqindje nga klinikat private për pacientët që ua dërgojnë. Pikërisht për këto veprime, 12 kardiologë dhe zyrtarë shëndetësorë janë arrestuar dy javë më parë dhe me vendim të Gjykatësit paraprak, janë ndalur në paraburgim 30 ditësh, deri në një vendim tjetër të gjykatës.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











