Lajme
Themelohet Rrjeti i studentëve dhe rinisë së diasporës
Rrjete të tilla, sipas Ministrisë së Diasporës, do të krijohen edhe në vende të tjera ku ka përqendrim të të rinjve, studentëve, artistëve dhe sportistëve të diasporës
Ministria kosovare e Diasporës (MeD) ka bashkuar të martën në një takim të përbashkët rininë kosovare në Austri, të cilët kanë themeluar Rrjeteve për të rinjtë dhe studentët të diasporës. Rrjeti i parë u themelua në Vjenë, ku morën pjesë rreth 50 drejtues shoqatash, të rinj dhe studentë nga Vjena, Grazi dhe Salzburgu i Austrisë.
Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Diasporës, vendimi për themelimin e këtij Rrjeti është marrë në kuadër të përgjegjësive dhe planit të veprimit që dalin nga Ligji mbi Diasporën dhe Mërgatën si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën.
“Rrjeti i të rinjve dhe studentëve në Austri do të jetë pikë reference mes rinisë shqiptare në Austri dhe Ministrisë së Diasporës, përkatësisht institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Rrjete të tilla, siç thuhet, do të krijohen në një të ardhme të afërt edhe në vende të tjera ku ka përqendrim të të rinjve, studentëve, artistëve dhe sportistëve të diasporës.
“Qëllimi i krijimit të këtij rrjeti është fillimisht vendosja e kontakteve të koordinuara mes të gjitha shoqatave, të rinjve dhe studentëve që jetojnë në diasporë, dhe bashkëpunimi në projekte të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në avancimin e pozitës së tyre në shoqëri, shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me studentë të Universiteteve të Kosovës, si dhe adresimin e të gjitha nevojave tek institucionet e Kosovës në formë të organizuar dhe institucionalizuar”, thuhet në njoftim.
Nevoja për krijimin e këtij rrjeti, sipas MeD, është adresuar shpeshherë nga studentë dhe të rinj në diasporë.
Të pranishmit, siç thuhet në njoftim, u shprehën të kënaqur me këtë iniciativë si dhe u zotuan që në një të ardhme të afërt të vijnë me një plan konkret për aktivitete dhe nisma të cilat planifikohet të bëhen me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës.
Gjatë takimit, pas një diskutimi disa orësh u vendos që të krijohet grupi koordinues i Rrjetit prej 8 studentësh dhe të rinjsh nga Austria, i cili brenda disa javësh do të zgjedh edhe organet e veta drejtuese.
Formimi i këtij rrjeti në Republikën e Austrisë u ndihmua edhe nga Ambasada e Kosovës në Austri si dhe programi për zhvillim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në kuadër të projektit DEED.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











