Gjuha
Seminar për mësimdhënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
Seminari i parë do të mbahet në Llozanë, më 15 nëntor.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, në bashkëpunim me institucionet zvicerane, si Konferenca e Drejtorive Kantonale (EDK) në Bern, ashtu si kishte planifikuar për vitin shkollor 2014/2015 së shpejti do të konkretizojë projektin “Seminar trajnues për mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër”.
Seminari do të mbahet në kohëzgjatje prej tri ditësh, por me shkëputje. Faza e parë e seminarit do të zhvillohet gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe faza e dytë është paraparë pas disa javësh, një ditë të veçantë, me përqendrim kryesisht në funksionalitetin dhe efikasitetin e seminareve të mëparshëm.
Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për të gjithë mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe që punojnë në kuadër të LAPSH-it. Pjesëmarrja bëhet nëpërmes fletëregjistrimit që duhet dërguar te koordinatori Nexhat Maloku (deri më 10 nëntor). Pjesëmarrësit do të certifikohen për pjesëmarrjen e tyre.
Seminari me vlera shkencore e pedagogjike ka për temë: Planifikimin e mësimit me fletore tematike, si pjesë e rëndësishme e çdo mësuesi. Planifikimi me tekste të reja mësimore vlerësohet si kusht për realizimin e suksesshëm të mësimit plotësues. Mësuesi/ja duhet të njohë mirë planprogramin dhe tekstet mësimore që jep mësim. Teksti është mjeti më i rëndësishëm që mësuesi ka në dorë, për të realizuar programin mësimor me nxënësit e tij. Realizimi i programit është qëllimi i vërtetë i mësuesit, kurse teksti është mjeti për të përmbushur këtë qëllim.
Qëllimi i organizimit të këtij seminari është rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies së efektshme. Tekstet janë të reja në formë dhe në përmbajtje, në krahasim me një libër për klasë siç kishim më parë, tani për zhvillimin e mësimit kemi 19 fletore tematike për tri nivelet. Tërësitë tematike janë bazuar në kurrikulin e MASHT-it të Republikës së Kosovës për shkollën shqipe në diasporë (2007) si dhe në planin kornizë për mësimin plotësues të kantonit të Cyrihut (2003), plani mësimor kornizë për mësimin plotësues të Bundesland Hessinit (1985). Në fakt, fletoret tematike janë konceptuar nga prof. dr. Basil Shader.
Në punimet e seminarit janë paraparë të jepen udhëzime metodike dhe didaktike mbi përdorimin e fletoreve tematike në planin praktik, si dhe do të njihen me kriteret e ndërtimit të tyre. Në mënyrë të veçantë do t’ u zbërthehen rrugët, mjetet dhe metodat që duhet të ndjekin mësimdhënësit gjatë procesit të organizimit të punës me nxënës. Seminari i parë do të mbahet në Llozanë, sipas këtij orari.
E shtunë, më 15.11.2014, nga ora 9.30 deri në 16.30.
E diel, më 16.11.2014, nga ora 9.30 deri në 16.30.
Kontribut të veçantë në këtë drejtim do të japin ligjërues zviceranë dhe shqiptarë, si dhe shembuj praktikë nga mësues me përvojë dhe autorë të fletoreve tematike.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar















